Jorida Tabaku: Autoriteti i Konkurrencës të hetojë monopolet në treg! Po rriten çmimet e ushqimeve me 50 lekë/kg
Në Komisionin e Ekonomisë deputetja e PD Jorida Tabaku theksoi se Autoriteti i Konkurrencës nuk ka bërë hetime për rritjen e çmimit të produkteve ushqimore dhe shportës së konsumit.
“Nuk mund të hetohet Play Station 5 dhe shitja e tij, ndërsa në Shqipëri ka shqetësime shumë herë më të mëdha për qytetarët. Çmimi i vajit ka shkuar 321 lekë ndërkohë që ushqimet janë rritur me nga 50 apo 60 lekë për kilogram. Kjo rritje nga se vjen?! Sa është indikimi i monopoleve?! Qytetarët kanë nevojë të marrin përgjigje dhe mbi të gjitha tregu ka nevojë të lirohet nga monopolet dhe të shkojë drejt konkurencës”, tha ndër të tjera Tabaku.
Ndër të tjera, Tabaku tha se Autoriteti i Konkurrencës është një institucion i rëndësishëm i cili ka vëmendjen e Bashkimit Europian, ndaj duhet të jetë më aktiv në kontrollin paraprak të PPP dhe të drejtave ekskluzive që atyre mund ti jepen dhe në kontrollin e përputhshmërisë me parimet e konkurrencës të të gjithë instrumenteve ligjore të përdorura për koncesionet.