Jorida Tabaku: Buxheti 2024, shumë para në xhepat e oligarkëve dhe në fund të ditës, asgjë për qytetarët!
Nga Jorida Tabaku
Besoj të gjithë i keni dëgjuar shifrat stratosferike që po prezantohen me buxhetin tashmë. Asnjë lidhje me realitetin e xhepave të qytetarëve shqiptarë. Dy gjëra ka buxheti: Rritjen e përgjithshme të taksave me 70 mln euro, i njëjti avaz socialist i 10 viteve të fundit; dhe e dyta, ka një rritje të përgjithshme të çmimeve që reflektohet me më shumë të ardhura në buxhetin e shtetit. Nga pikëpamja e shpenzimeve, a do të sjellë gjë në xhepat e qytetarëve shqiptarë?
9% më pak fonde bujqësia, 195 milionë euro arbitrazhi, PPP-të korruptive, 145 milionë euro që janë të gjitha në hetim nga SPAK-u.
Si përfundim, avazi i 10 viteve të shkuara, e njëjta filozofi, asnjë sektor që ka mbështetje kryesore, asgjë për qytetarët shqiptarë në fund të ditës!