Jorida Tabaku del kundër grupit të Berishës, tregon pse ishte në mbledhjen e Konferencës së Kryetarëve

Në Kryesinë e Kuvendit këtë të enjte u mbajt mbledhja e Konferencës së Kryetarëve. Por Gazment Bardhi, i cili është kreu i grupit parlamentar i PD-së dhe në krah të Sali Berishës, bojkotoi, ndërsa e pranishme ishte Jorida Tabaku, e cila muajt e fundit nuk është pozicionuar tek asnjë grup.

Pas mbledhjes, Jorida Tabaku ka sqaruar arsyen se pse ishte e pranishme, si e vetmja përfaqësuese e opozitës. Ajo tha për mediat se marrja pjesë e Konferencë lidhej me dy elemente, një prej të cilave është procesi i integrimit.

”Opozita ka qenë pjesë aktive për procesin e Integrimit. Nëse ka pasur një rol pozitiv që ka luajtur opozita, është fakti se ne nuk bëhemi kurrë pengesë. E gjithë pjesa e planit të punës, është ajo që po debaton opozita, siç është reforma elektorale. Nuk mund të pres normalitet kur në Kuvend ka 3 muaj që bëhet debat.

Në emër dhe të grupit parlamentar të PD-së konfirmova qëndrimin se ne jemi pro rekomandimeve të BE. Nuk di që votat shiten dhe blihen, apo t’i fal dikush. Opozita është kjo që është dhe duhet që reforma zgjedhore duhet të dalë nga debati me opozitën. Nëse duan që zgjedhjet të kenë një njollë siç ishin zgjedhjet e 2021-it, të vazhdojnë”,-tha Tabaku.

SHKARKO APP