Jorida Tabaku e PD-së: Koalicion me LSI? Pse JO!
Eksponentja e lartë e Partisë Demokratike, ka lënë të hapur mundësinë e një koalicioni me Lëvizjen Socialiste për Integrim, por sipas sja kjo nuk do të ndodhë para zgjedhjeve parlamentare të vitit 2017. Në një intervistë për revistën “MAPO”, Tabaku thekson se një koalicion me LSI-në mund të diskutohet vetëm nëse qytetarët me votat e tyre vendosin balanca të atilla që kërkojnë këtë zgjidhje. Por sipas saj, LSI është po aq përgjegjëse sa edhe PS për keqqeverisjen e vendit në këto 3 vite. Në këtë intervistë, Tabaku flet edhe për autoritetin e Bashës në krye të PD-së dhe debatin mbi dublimin që atij i bën ish-kryeministri Berisha, për përgatitjet e PD-së për të hyrë në garën e ardhshme elektorale, si dhe mundësitë e femrës për të depërtuar dhe bërë karrierë në politikën shqiptare.
E pyetuyr drejtpërdrejtë për historinë e mërëdhënieve me Partisë Demokratike dhe Lëvizjes Socilaiste për Integrim, si dhe ekzistencën e një marëveshje të sotme të fshehtë për të rëzuar qeverinë “Rama”, ajo tha;
Partia Demokratike nuk ka pasur marrëveshje me LSI për të rrëzuar qeverinë, për këtë arsye nuk ka asnjë arsye se përse të ndihet e zhgënjyer. Së dyti, LSI u fut në diskutimin e Reformës në Drejtësi si pasojë e interesit të saj politik, dhe në këndvështrimin tim kjo është një lëvizje e pastër politike. Kryetari i Parlamentit kërkoi me të drejtë dakordësinë e një spektri të gjerë politik, duke qenë se asnjë kushtetutë nuk mund të aprovohet apo ndryshohet me vullnet të përçudnuar. Por mbi të gjitha, pa harruar faktorin e rëndësishëm se z. Meta dhe z. Rama ndonëse janë aleatë kanë shumë pak besim te njëri-tjetri dhe për këtë nuk ka nevojë për shumë prova. Së treti, PD ka nisur lëvizjen për krijimin e një qeverie teknike që në dhjetor të vitit 2015 kur u vu re se qeveria po përdorte gjithë ingranazhin e saj për të ndikuar jo vetëm në krijimin e një reforme në gjyqësor në shërbim të kryeministrit Rama. Por gjithashtu edhe në shndërrimin e Shqipërisë në një parcelë të madhe droge, me paratë e së cilës pasurohen pushtetarë dhe vitin tjetër do të blihen qytetarë si komisionerë apo si votues. Nëse LSI, ndan këtë shqetësim që është përforcuar edhe nga një raport që SHISH ia ka çuar Prokurorisë (siç raportojnë mediat) atëherë ajo është e mirëpritur në këtë lëvizje. Por të pretendohet se PD është zhgënjyer sepse aleati dhe njëkohësisht bashkëpërgjegjësi për sa e sa bëma të qeverisë Rama nuk rrëzoi qeverinë është tërësisht e pavend dhe e pasaktë.
Në këtë intervistë eksponentja e lartë e PD-së u pyet edhe për atë që përflitet shpesh kohët e fundit në ambientet politike dhe ne medie, për mundësinë e një koalicion të PD-së me LSI-së, përpara zgjedhjeve të ardhshme parlamentare. Për këtë çështje Tabaku deklaroi;
Pak më sipër më pyetët nëse PD-ja ndjehej e zhgënjyer nga tërheqja e LSI, një tjetër arsye se përse nuk ndjehemi të zhgënjyer lidhet dhe me mundësinë që bashkëqeverisja e tyre po i jep PD-së për të paraqitur sa më qartë dhe më mirë alternativën e saj tek shqiptarët. Ndryshe nga ajo që u propagandua si Aleanca e Evropiane, Partia Demokratike nuk ka nevojë për të bërë një aleancë të ngjashme në kurriz të interesave të shqiptarëve. Por nëse vota e qytetarëve vendos një ekuilibër politik atëherë do të jenë forumet e partisë që do të vendosin se si do të zbatohet parimi i lashtë “Politika është arti i të mundurës”.