Jorida Tabaku: Fasada e “ndihmës” nga Rama
Nënkryetarja e PD-së, Jorida Tabaku e quan fasadë paketën me 7 pika të qeverisë “Rama 3”, për situatën e krizës që ka mbërthyer vendin.
Postimi i plotë i Jorida Tabaku:
Fasada e ndihmës Ramës! Qytetarët kanë ditë që janë ngritur në protestë për çmimet abuzive të naftës që kanë ndikuar në çmimet e tjera. Inflacioni po prek nivele të pamenduara!
Pse është rritur çmimi naftës? Pasi 60% e çmimit të naftës janë taksa që shkojnë për oligarkët dhe jo qytetarët. Për ti hedhur hi syve të qytetarëve dhe për ti gënjyer ka nxjerrë një paketë qesharake si ajo e pandemisë.
Në një muaj qeveria përfiton 20 mln euro nga taksa e karburantit që fare mirë mund ti shkonte shqiptarëve dhe xhepave të tyre. Por 20 mln qeveria i merr për tia dhënë inceneratorëve dhe PPP-ve të tjera.
Nuk zgjidhet kjo situatë duke imituar planifikimet 5 vjeçare të pleniumit por duke ndërhyrë në politikat e taksave. Ma pak taksa, në qendër qytetari dhe kontroll ndaj oligarkëve dhe oligopolit të naftës e jo vetëm.
Shqiptarët janë sot në protestë sepse buxheti shtetit është trajtuar si plaçka e luftës së oligarkisë. Taksat e shqiptarëve po keqtrajtohen! Shqipëria po varfërohet!