Jorida Tabaku: Fushata e qeverisë me pensionistët, një cirk i telekomanduar

Përmes një postimi në rrjetet sociale, deputetja demokrate Jorida Tabaku thekson se fushata e qeverisë me pensionistët është një cirk i telekomanduar, ku 780,000 pensionistë përdoren për përfitime politike, ndërsa realiteti i buxhetit është krejtësisht ndryshe.

“Përmallimet e ministreshave e deputetëve për pensionistët janë thjesht shou i radhës i cirkut lëvizës që me telekomandë u urdhërua që 780,000 pensionistë duhen takuar.
Politikanët flasin me akte dhe e vërteta është komplet ndryshe.
Qeveria socialiste e ndryshoi buxhetin në shtator 2024 dhe u dha 73 mln euro PPP-ve më shumë sesa në fillim të vitit!
Rishikuan buxhetin dhe i dhanë pensionistëve 5 herë më pak se sa oligarkëve.
Qeveria e pakicës!”, shkruan Tabaku.

SHKARKO APP