Jorida Tabaku i bashkohet protestës: Nuk ka asnjë dyshim që jam pjesë e PD

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, i është bashkuar protestës së opozitës në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.

Në një prononcim për mediat, Tabaku u shpreh nga bulevardi përpara Kryeministrisë, se nuk ka asnjë dyshim që ajo është pjesë e Partisë Demokratike.

Tabaku theksoi se pjesëmarrja e lartë e njerëzve në tubimin e Partisë Demokratike është shenjë mbështetjes ndaj kësaj force politike.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Ashpërsisht i jam bashkuar çdo proteste të opozitës, në katër vite pa asnjë diferencë. Unë mbështes idenë që kjo qeveri nuk di të organizojë zgjedhje të lira dhe të ndershme. Nëse opozita e udhëhequr me lidhje të ndershme e shndërron në zgjedhje, pse jo? Kjo protestë tregon se sa shumë njerëz janë të zhgënjyer dhe mbështesin PD-në. Unë nuk besoj se ka ndonjë dyshim se ku jam; jam në PD dhe të tjerat janë sekondare. Jam pjesë e grupit parlamentar, të tjerat janë dytësore,” tha Tabaku.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?