Jorida Tabaku: Shtresa e mesme është kthyer në gomarin që mban peshën e taksave

Deputetja demokratë, Jorida Tabaku, i është përgjigjur kryeministrit Edi Ramës ditën e sotme në Kuvend.

Rama i quajti deputetët e opozitës bedelë dhe të pa fe e të pa Atdhe.

Tabaku tha se Rama e përdor këtë fjalor kur ndodhet në hall dhe kur mbron aferat korruptive.

“Sa herë shthuret gjuha, sa herë përdoret ky fjalor, dihet se po mbrohet një aferë. Sa herë rritet krimi, droga. Ju kujtohet droga me avionë? Kjo gjuhë tregon nivelin e politikëbërjes se kësaj qeverie dhe këtij kryeministri. Tregon edhe këtë mënyrën e vjetër të politikës që ka kapur për fyti që ka kapur parlamentin, politikën. Llumin ku është politika shqiptare. Nuk e kam lexuar dokumentin e portit të Durrësit, se po luftojmë për transparencë, ky sulm nuk mund të justifikohet me asgjë. E njëjta gjuhë u përdor edhe për inceneratorin e Elbasanit, një ish deputet i PS është rikthyer në qeli sot. Kjo gjuhë shpjegohet vetëm pas asaj që po ndodh pas dyerve të SPAK-ut”, tha Tabaku.

Gjithashtu Tabaku ka pasur edhe kritika lidhur me buxhetin për vitin 2023. Ajo theksoi se shtresa e mesme është ajo që po mban barrën e dhe peshën e taksave.

Shtresa e mesme është kthyer në gomarin që mban peshën e taksave. Kjo është pamja më e saktë që ka Shqipëria sot, përtej politikës. Atje ku ka jetë ka dhe shpresë. Por a e ofron ky buxhet shpresën? Ftesa ime e parë është ta ndërtojmë Evropën këtu dhe mos e lëmë Shqipërinë të degradojë në një vend ku nuk ekziston ligji, institucionet. Do doja që të rinjtë ta shohin këtu shpresën, te opozita dhe të kalojmë përfundimisht këtë tranzicion. Ka ardhur koha që të rikthejmë ata që janë larguar. Sot është primare që të rikthejmë shpresën te politika si instrument. Nuk mund të kemi një ligj për të fortin dhe një për të dobëtin, nuk duhet të kemi një buxhet për të varfrin dhe një për të pasurin. Para se ta votoni këtë buxhet që nuk jep asnjë zgjidhje uluni dhe bëjini llogaritë me shqiptarët. Mos i hapni rrugën një buxheti të mangët. Ka ardhur koha të jemi më të mençur.”, shtoi ajo.

 

SHKARKO APP