Jorida Tabaku: Janë bërë juristët xhufkë! Bujqësia nuk vuan vetëm nga lufta, por nga arroganca e pushtetit
Nga Jorida Tabaku
Janë bërë xhufkë juristët!
Bujqësia sot po vuan jo vetëm nga lufta por mbi të gjitha nga arroganca edhe mungesa e vizionit!
Rritja e çmimit të karburantit,
rritja e çmimit të inputeve bujqësore (fertilizuesit) në 3 vitet e fundit
ndryshimet e skemës dhe rritja e taksave
teknologjia e vjetëruar
madhësia e fermës dhe fragmentarizimi i tokës
Të gjitha problematika që po dëmtojnë bujqësinë nga viti në vit dhe kanë kthyer mollët e Devollit të shiten në 30 lekë/kg pra nën kosto!
Të rinj që kanë braktisur fshatin dhe me nxitim po lënë Shqipërinë ndërsa tokën nuk ka kush ta punojë.
“Janë bërë xhufkë juristët” më tha sot një fermer teksa më përshkruante Ministrinë e Bujqësisë!
Duhet ndërtuar Europa këtu! Nuk mund të ketë integrim pa një bujqësi të zhvilluar!