Jorida Tabaku kap “mat” Ramën për borxhin publik: Si mund të jetë 60 më e madhe se 70, vetëm Rama e di

Ish-deputetja e PD, Jorida Tabaku pas Dorjan Telitit i është përgjigjur kryeministrit Edi Rama për shifrat që ky i fundit nxori për borxhin publik.

Tabaku i ka gjetur një gabim në grafik Ramës teksa thotë se si mund të jetë 60 më e madhe se 70, por shton se kjo është pjesë e gënjeshtrave të tij dhe bën gabime qëllimisht kur bëhet fjalë për shqiptarët.

STATUSI NGA JORIDA TABAKU

Se si mund te jete 60 me e madhe se 70 vetem ER e di?
Kur çdo gjë që shkruhet në zyrën e propagandës e ka për bazë gënjeshtrën nuk mund t’u thuash shqiptarëve të vërtetën. Vetëm për një gënjeshtar mund të jetë 60 më e madhe se sa 70. Kur bëhet fjalë për të bërë llogaritë e tyre për paratë që fusin në xhep nga taksat e shqiptarëve, nuk bëjnë gabime por kur flasin për shqiptarët I bëjnë gabimet me qëllim për të mashtruar. Borxhi real që kanë sot shqiptarët përfshirë edhe vlerën e detyrimeve të prapambetura dhe PPP-të është 97% e e PBB-së pra 13 mld euro.
Moto e qeverisë dhe veçanërisht kryetarit të saj është e qartë “Rro për te vjedhur! Rro për të mashtruar!”

SHKARKO APP