Jorida Tabaku: Kjo mazhorancë trimëron krimin
Ish-deputeteja demokrate, Jorida Tabaku, mbrëmjen e djeshme e ftuar në emisionin “Tempora” në Ora News, ka folur edhe për situatën e rëndë kriminale në të cilën ndodhet vendi. Sipas Tabakut, “kjo mazhorancë trimëron krimin”.
“Krimi është trimëruar nga parlamenti, bashkitë nga zyrat e policisë. Krimi ka shkruar në auditoret e fakultetit, kishte shkuar në Rektorat kishte tentuar të ndikonte në zgjedhjet në Rektorat por sot ka hyrë në dyert e auditorëve dhe kjo është e papranueshme.
Për mua kjo është cenimi i sigurisë, i studentëve në klasë, pedagogëve që japin mësim atje për mua është i papranueshëm.
Kemi dëgjuar për raste pafund, po flasim këtu për një rast i cili sigurisht është flagrant, flet për botën e krimit për lidhjet me politikën. Ndërkohë që prindërit që i çojnë fëmijët e tyre në shkollë për të studjuar dhe të ndodhen përballë një situate të tillë – për mua është e pakonceptueshme.”
Sipas Jorida Tabakut, “kryeministri i shfajson kriminelët, i fut në tutelën e tij.
Ai fjalim që kryeministri bëri për Rahman Rahjen është bërë për Ndokën, Roshin pafund, pafund për Dakon, në këto 6 vite është përsëritur dhe çfarë po ndodh sot?
Po diskutojmë një ngjarje që Partia Demokratike ka denoncuar 1 vit më parë. Jo për të bërë Kasandrën, jo për të shprehur gëzim, kënaqësi në asnjë mënyrë, sepse askush nuk gëzohet sot që situata është e tillë. Por po kthehemi tek denoncime të cilat i kemi bërë një vit më parë, sot po flasin, po i pranojnë, po i pranojnë si të vërteta.”