Jorida Tabaku: Lefter Kokën e kanë detyruar të jetë ”koka e turkut”
Nënkryetarja dhe deputetja e PD-së Jorida Tabaku, thotë se ish-ministri i Mjedisit Lefter Koka është ”koka e turkut” në aferën e incineratorëve. Ajo thotë se para drejtësisë duhet të shkojnë kryetarët e bashkive, tre ministra, sekretari i përgjithshëm i Kryeministrit dhe vetë Edi Rama, pasi sipas Tabakut edhe këta janë të përfshirë në këtë aferë.
”Unë e kam përshëndetur vendimin e SPAK, por kam konsideruar atë si të mangut dhe të cunguar, nëse hetimi nuk është i plotë dhe nëse nuk përfshin të gjithë personat që janë pjesëmarrës në këtë aferë. Mendoj se ka nisur një proces shumë i rëndësishëm. Ka nisur hedhja dritë ndaj fakteve që PD ka që prej vitit 2016 që i bën publike.
Sot i kemi të provuara se ku kanë shkuar paratë. Është një sfidë për drejtësinë që të tregojë që shkon përtej atyre që kanë pushtet. Lefter Koka sot nuk ka pushtet. Koka është një ish-deputet që duke qenë se dha edhe mandatin e deputetit. Duket sikur e kanë detyruar që ai të jetë ‘Koka e turkut’ të kësaj afere”,-tha në ”Ora News”.