Jorida Tabaku në krye të PD-së? Alibeaj: Duhet pasi partia është në anormalitet

Deputeti Enkelejd Alibeaj i cili dha dorëheqjen nga detyra si kreu i komanduar i PD-së, pas humbjes drastike në zgjedhjet lokale, tha në një intervistë për ”Euronews Albania” se do ta mirëpriste caktimin e Jorida Tabakut të krye të PD pas dorëheqjes së tij.

Ai theksoi se do të ishte dakord me Tabakun në krye të PD-së, për hir të anormalitetit në të cilën gjendet sot partia dhe me qëllimin e vetëm riorganizimin sa më shpejt të saj.

“Sipas rregullores se grupit parlamentar duhet të jetë kryetari i partisë që të caktojë kreun e grupit. Kryetar nuk ka pas dorëheqjes sime. Për hir edhe të anormalitetit në të cilën ndodhet PD, do të thosha po për Tabakun (në krye të PD), por për të mos lënë vakume. Të gjitha këto akte do të shërbejnë që sa më parë të nisë riorganizimi i PD. Zgjedhjet krijuan edhe një moment solidariteti të të gjithë mbështetësve të PD”, tha Alibeaj.

SHKARKO APP