Jorida Tabaku në Roterdam voton për Weber: PD do të vijojë të jetë pjesë e PPE me mbështetjen e tij
Nënkryetarja e PD-së, Jorida Tabaku ka votuar këtë të martë në Roterdam për Presidentin e Partisë Popullore Europiane, Manfred Weber. Tabaku shprehet se me mbështetjen e Weber, Partia Demokratike do të vazhdojë të jetë pjesë e PPE.
“Kënaqësi sot të votoja për Presidentin e EPP Manfred Weber! Jam e sigurtë që me mbështetjen tij, Partia Demokratike do të vazhdojë të jetë pjesë e familjes së EPP”- shkruan Tabaku në facebook.
Jorida Tabaku ka votuar në këtë Kongres në cilësinë e Kryetares së Komisionit të Integrimit pasi për herë të parë PPE, nuk ka ftuar asnjë përfaqësues të PD-së.
Albana Vokshi si kryetare e Lidhjes së Gruas së PD-së, edhe deputeti Belind Këlliçi si kryetari i Forumit Rinor të PD-së ndodhen gjithashtu në Roterdam, por pa të drejtë vote.