Jorida Tabaku: Nga buxheti 2024, shqiptarët fitojnë vetëm më shumë taksa dhe korrupsion

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku thotë buxheti i 2024 në mënyrë absolute nuk është në funksion të qytetarëve.

Me anë të një videomesazhi në rrjetet sociale, Tabaku thotë se tre janë fushat ku shkojnë shpenzimet e mëdha, e para koncesionet, e dyta faturat e arbitrazhit dhe e treta, Porti i Durrësit.

A është buxheti i shtetit në funksion të qytetarëve? Tre janë fushat kryesore ku shkojnë shpenzimet më të mëdha. Së pari, koncesionet. 9% nga viti që janë 143 mln euro plus 6 kontrata të tjera që pritet të nënshkruhen me vlerë pothuajse 350 mln euro. Së dyti, nga 379 mln euro nga faturat e Arbitrazhit qeveria fillon dhe paguan 200 mln euro nga buxheti i shtetit. Të gjitha detyrime si pasojë e arrogancës dhe gjyqeve të humbura. Dhe së treti, Porti i ri i Durrësit. Me një procedurë joligjore, korruptive qeveria shqiptare e dha me koncesion portin aktual për të investuar në një port të ri që shkon 400 mln euro. Qartësisht, buxheti nuk është në mënyrë absolute në funksion të qytetarëve”, shprehet Tabaku.

SHKARKO APP