Jorida Tabaku nxjerr videon: Ja si gënjeu Rama me rritjen e pagave, korrupsioni dëmtoi rëndë punën

Ish-deputetja demokrate, Jorida Tabaku, publikon një video me premtime të kryeministrit Edi Rama për rritje rrogash, gjatë fushatës elektorale, duke thënë se në të vërtetë ai iu dha shqiptarëve lugën bosh.

Sipas ish-deputetes, taksa progresive dhe korrupsioni dëmtoi rëndë punën, ndërsa shton se Shqipëria është me pagat me të ulëta në rajon.

“Edi Rama ka (keq)qeverisur duke u dhënë shqiptarëve lugën bosh. Premtoi rritje pagash, por sot Shqipëria është me pagat me të ulëta në rajon dhe me konsumin më të ulët në rajon. Taksa progresive dhe korrupsioni dëmtoi rëndë punën! Premtime elektorale dhe gënjeshtra, kaq është e gjithë qeverisja e Ramës!”, shkruan Tabaku.

FAKTET NË VIDEO

Premtimi i Ramës 2017: Para përfundimit të mandatit bëmë rritjen më të madhe të rrogave.

Realiteti: Në Shqipëri, paga për një të punesuar të çfarëdo sektori apo niveli është më e ulëta në rajon

Premtimi i Ramës 2017: Ne, në mandatin që vjen do t’i rrisim rrogat me 40 %.

Realiteti: Paga mesatare në Shqipëri për vitin 2019 ishte 420 euro, që është të paktën 30 % më e ulët se të gjitha vendet e tjera të rajonit. Ndërsa prej vitesh, rritja e pagës nuk është prioritet prej qeverisë.

SHKARKO APP