Jorida Tabaku: Partia shtet edhe një herë në aksion për t’i “bindur” shqiptarët se ka punuar
Nga Jorida Tabaku
Zakoni i vjetër i partisë-shtet që vazhdon të qeverisë nën parimin: punohet vetëm një muaj para zgjedhjeve dhe një herë në dy vjet po njollos edhe një herë zgjedhjet.
Një herë në dy vite shqiptarët e varfëruar “bekohen” me pakot e vogla dhe të mëdha. Me thasët me miell dhe ndihmën që shkon kontrabandë nga qeveria tek qytetari në bagazhet e makinave.
U jepet qoka elektorale e investimeve, pagave të larta me urdhër qeverie ndërsa ekonomia nuk rritet!
Pagesa tërmeti teksa rindërtimi është fatura e radhës piramidale dhe tejfryrje e administratës qeveritare që nuk punon por vetëm patronazhon!
Investimet publike janë shembulli më domethënës. Për dy vite para zgjedhjeve nuk ka investime përpos në dhjetor.
Këtë vit 100 milionë euro investime publike në këtë tremujor, gati 4 herë më shumë se një vit më parë.
Partia shtet edhe një herë në aksion për t’i “bindur” shqiptarët se ka punuar! Një shembull se si këneta e krijuar këto vite po varfëron Shqipërinë dhe shkreton shtëpinë tonë të përbashkët!
Investime të tilla i ngjajnë një të sëmuri që merr ilaçe vetëm para se të shkojë tek doktori! Ditët e tjera abuzon në kurriz të shëndetit të shqiptarëve!