Jorida Tabaku: PD do insistojë që të përfshihet interpelanca për inceneratorët

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku ka dhënë një deklaratë për mediat pak para nisjes së seancës plenare të ditës së sotme.

Tabaku është shprehur se është për të ardhur keq për gjendjen në të cilën ndodhet Kuvendi së fundmi.

Sipas saj opozita nuk ka më asnjë hapësirë në parlament dhe ligjet aty bëhen për interesa private dhe personale.

Ndër të tjera ajo tha se sot PD do të kërkojë interepelancë për inceneratorët.

“Fakti që parlamenti nuk ka hapësirë për opozitën dhe ligjet bëhen për interesa personale dhe private ashtu siç e tregoi edhe hetimi i SPAK që shkoi deri në kapjen e shtetit dhe nuk kanë kohë për tu konsultuar.

Njolla e turpit që mbyllet sot parlamenti, njolla e turpit që ka Shqipëria për abuzimet e fondet e BE dhe njolla e turpit që ka sot SPAK me tre zyrtarë të lartë është e vështirë që dhe në ditën e fundit të mbyllen ashtu siç do qeveria që të mbyllen. Sot ndodhemi para një fakti të ri dhe kërkesa që ne kemi bërë për parlamentin është dhënia e llogarisë për personat që janë në kërkim dhe duam që të kryhet interpelanca e opozitës për inceneratorët”, tha Tabaku.

SHKARKO APP