Jorida Tabaku për minatorët: Pensionet e tyre duhen trajtuar ndryshe!
Jorida Tabaku ka organizuar një takim me minatorë, të cilët tha se fillimisht i ka hasur ndërkohë që protestonin para Kuvendit për statusin e minatorit.
Në një postim në rrjetet sociale, Tabaku shprehet se puna e minatorit është një nga punët më të vështira, që siguron vetëm të ardhura minimale, por që mbi të gjitha nuk ka siguri për jetën. Vetëm vitin e kaluar sipas saj, 26 persona që punojnë në miniera kanë humbur jetën.
“E nisa javën me minatorët, që kanë vite që protestojnë për statusin. Duke qenë se i pashë në protestë tek Parlamenti, ndalova për të biseduar se kush janë problemet. Ata kërkojnë statusin e minatorit për pothuajse 3200-3500 minatorë që janë në një ndër punët më të vështira. Që nga Tiran në Pukë e Delvinë, nga Lura e Bulqiza, kryejnë një nga punët më të rënda, me sigurinë më të ulët të jetës, e cila siguron të ardhura të ulta për familjen. Por çfarë ndodh kur del në pension, përveç faktit që është me një rrezik të lartë. Vetëm vitin e shkuar 26 persona kanë humbur jetën nga puna në miniera.”, u shpreh ajo.
Ndërsa krahas videos, Tabaku shkruan se kjo qeveri keqshpenzon taksat, duke mos patur vend në buxhet për minatorët.
“Një qeveri që keqshpenzon taksat më shumë se çdo qeveri tjetër. Mirëpo s’ka pasur vend në buxhet për rreth 3200 minatorë dhe tu ofrojë statusin e minatorit! Kjo duhet ndryshojë! Ndaj sot e nisa ditën me minatorët për një propozim tjetër ligjor! Puna duhet respektuar! Pensionet e tyre duhen trajtuar ndryshe!”, shkruan ai.