Jorida Tabaku: Qeveria e rriti borxhin publik në 92% të PBB. Risk i madh për buxhetin e shtetit

Nënkryetarja e PD Jorida Tabaku, anëtare e komisionit të Ekonomisë dhe Financave deklaron se Borxhi Publik u rrit nga qeveri në 92%.

Tabaku thotë se borxhi ka qenë një shqetësim real për opozitën që në nisje të mandatit të qeverive Rama.

Ajo u shpreh se niveli 80% i borxhit është shumë i lartë, por jo real pasi nëse përfshihen borxhi i fshehur i Arbitrazhit dhe gjithashtu edhe PPP që duhet të kontabilizohen si të tillë borxhi real sot është 92% i PBB.

U mor një borxh 1 mld euro gjatë pandemisë dhe vetëm 120 mln euro u dhanë si ndihmë për ekonominë, të gjitha borxhet e rindërtimit janë mbartur për në vitin aktual”, tha ajo.

Vlera e saktë e borxhit sipas Tabakut, duhet të shihet nën dritën e KLSH dhe raporteve të FMN. “KLSH raporton se faturat e Gjykatës së Arbitrazhit duhet të ishin llogaritur në Borxhin Publik sikundër FMN thotë që PPP duhet të ishin llogaritur gjithashtu. Llogaritur të gjithë këto shkojnë në 12% të GDP-së, shtuar borxhin 80.1% shkojmë në 92% të GDP”, u shpreh znj. Tabaku në Euronews.

SHKARKO APP