Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E premte, 13 Nëntor 2026, 06:01 Horoskopi i ditës, 13 nëntor: Hëna në Bricjapi Horoskopi i ditës sjell një Hënë në Bricjapi dhe një hënë në rritje: ditë për hapa të matur, punë të qetë dhe fjalë të…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Shqipëria–Finlanda
  • Italia–Franca
  • Zgjedhjet lokale
  • Veliaj
  • Berisha–Lala
  • Asambleja e PS-së
  • Vendimet e qeverisë
  • Fundi i botës
Lajmet e fundit
Në trend
  • Shqipëria–Finlanda
  • Italia–Franca
  • Zgjedhjet lokale
  • Veliaj
  • Berisha–Lala
  • Asambleja e PS-së
  • Vendimet e qeverisë
  • Fundi i botës
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Jorida Tabaku: Rama i ndau dhe i varfëroi shqiptarët. Nuk ka më asnjë mundësi tjetër për Edi Ramën

Politikë E enjte, 4 Mars 2021 14:53
Jorida Tabaku: Rama i ndau dhe i varfëroi shqiptarët. Nuk ka më asnjë mundësi tjetër për Edi Ramën
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Ish-deputetja demokrate Jorida Tabaku gjatë takimeve që zhvilloi me banorë të Tiranës dekalroi se Edi Rama i ndau dhe i varfëroi shqiptarët. Nisur nga situata e rëndë ekonomike, shëndetësore por dhe sociale, Tabaku shprehet e bindur se nuk ka më asnjë mundësi tjetër për Edi Ramën.

Takimet e Tabakut në Tiranë

Edi Rama u ka bërë shqiptarëve përçarjen më të madhe sociale në histori. Është i vetmi kryeministër që qeveris për një grush të pasurish, duke u mbushur xhepat me paratë që në realitet duhet të shkonin në xhepat e qyetarëve. Punon për interesat e tyre dhe nuk ka pasur ndonjëherë ndonjë plan për qytetarët e thjeshtë. Këto shqetësime u ndanë në takimin që ish –deputjetja e Partisë Demokratike Jorida Tabaku zhvilloi me banorë të njësisë Nr.2 në Tiranë, pranë Depos së Ujit. Ata u ankuan se janë detyruar të mbyllin bizneset dhe për infrastrukturën, pasi në rrugët e kësaj zone nuk është vënë dorë prej vitesh.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Qytetarja: 100 milionë Lekë biznes kam bërë, por kam 3 vjet që e kam mbyllur.
Qytetarja: 5 kredi edhe të rrijë gjithë ky biznes këtu…

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Tabaku: Të njëjtën gjë i ka bërë Shqipërisë Edi Rama, e ka lënë Shqipërinë në vend numëro.

Qytetarja: Kam 4 vje që e kam mbyll.

Tabaku: E ka shkatërruar. E ka shkatërruar Shqipërinë, e ka shkatërruar ekonominë, e ka shkatërruar jetën. Këto investojnë vetëm tek të pasurit. Këto e kanë ndarë Shqipërinë, e kanë bërë 10 veta të pasur, Edi Rama me ministrat 3-fishojnë pasurinë, ti dhe gjithë shqiptarët e tjerë janë në kushtë mbijetese. Nuk mund ta lëmë Shqipërinë në vend numëro. Nuk mund të ketë investime vetëm ku ka të pasur.
S’mund ta përçajmë Shqipërinë, janë të gjithë shqiptarë. Si e kanë përçarë dhe e kanë ndarë këto, nuk e ka përçarë askush, as pushtuesit nuk i kanë bërë këtë Shqipërisë, atë që i ka bërë Edi Rama.

Mund t'ju interesojë

Forumi i Zgjerimit të BE-së mblidhet në Bruksel më 15-16 nëntor: Rama, Spajiç, Mickoski dhe Sandu mes folësve

Forumi i Zgjerimit të BE-së mblidhet në Bruksel më 15-16 nëntor: Rama, Spajiç, Mickoski...

Para 15 orësh
Zelenskyy: Kufizimet e shpejtësisë në Starshield rikthehen, pengohet kapja e dronëve rusë

Zelenskyy: Kufizimet e shpejtësisë në Starshield rikthehen, pengohet kapja e dronëve rusë

Para 18 orësh
Haddad: BE miraton të hënën sanksione të reja ndaj Rusisë, 150 subjekte dhe 50 banka

Haddad: BE miraton të hënën sanksione të reja ndaj Rusisë, 150 subjekte dhe 50 banka

Para 18 orësh

Tabaku: I rriti çmimin e dritave, rriti çmimin e energjisë, 39 mijë shqiptarë i futi në burg.

Qytetarja: Prandaj e mbylla unë. Vetëm nga xhepi kam futur. Nuk ia dola dot! Më shkonte, kam paguar, e kam librezën aty, 270 mijë Lekë drita, si me qënë fabrikë këtu.

Tabaku: Do e ndryshojmë Majlinda?
Qqytetarja: Unë atë dua, të ndryshojë! E para, e dyta, shikoje ç’bohet këtu.

Këto rrugë janë provë e pakundërshtueshme e politikave të Edi Ramës, që ka diferencuar qyetarët shqiptarë në të pasur e në të varfër, në ata që ndan paratë e arkës së shtetit dhe atyre që nga arka e shtetit nuk marrin asgjë, as sa për të rregulluar rrugët e lagjes. Ish –Deputetja Tabaku tha se për Edi Ramën s’mund të ketë më një mundësi tjetër.

Tabaku: Ne erdhëm që të shikonim shqetësimet që kishin banorët për rrugën.
Qytetarja: Siç e shef, katastrofë! Ka 30 vjet kjo rrugë kështu. Ti i shef problemet, jo Tirana, po gjithë Shqipëria.
Qytetarj: Ne kemi dhe një biznes këtu.

Tabaku: Si shkon?
Qyetarja: Hajt mo, si gjithë bizneset, copë-copë…

Tabaku: Vjollca, a e di ku është problemi? Se këto po e ndajnë Shqipërinë në të pasur dhe në të varfër. Këto nuk investojnë këtu, këto ndërtojnë rrugë vetëm aty ku ndërtojnë pallate. Këtu nuk vjen televizioni që të shofin, aty shkojnë. Ky është problemi që kanë ato. Nuk ka asnjë infrastrukturë, asnjë ndërtim, asnjë dritë rrugësh, nuk ka absolutisht asgjë dhe këtu është jo sikur je në Tiranë, por sikur je në fshatin më të largët të Shqipërisë. Është e pafalshme që të vazhdojë ky model qeverisje dhe është e pafalshme që të kërkojë dhe një mundësi tjetër Edi Rama. Nuk ka asnjë mundësi tjetër Edi Rama. As Edi Rama, as Erion Veliaj.

Qytetarja: Në Tiranës, sikur jetojmë në një mal.
Tabaku: Ashtu është!
Qytetar: As rrugë, as kazan plehrash.
Tabaku: Dhe paguani dhe taksa?
Qytetarja: Taksa sa të duash.

Banorët i thanë zonjës Tabaku se qeveritarët duken në zonën e tyre vetëm në kohë fushate për t’u marrë votën, me premtime se infrastruktura do të rregullohet. Në realitet, asgjë nuk ndryshon, edhe pse paguajnë taksa gjithnjë e më të kripura.

Qytetar: Eh sa kanë ardhur këtu njerëz dhe sa kanë shkuar…
Tabaku: Po.
Qytetar: Për të marr atë votë dhe ec…

Qytetar: Marrim kalamajtë në krah dhe i hipin këtu prej loçit dhe i çojnë në kopësht. 12 mijë paguaj taksë këtu në muaj për gjelbërim. S’më duhet mua qëndra, mua më duhet vendi im këtu.
Tabaku: 12 mijë? Sepse nuk e ke paguajtur 12 mijë. Po taksën e ndikimit në infrastrukturë për taksën e arsimit e ke paguajtur?
Qytetar: Po, 1 mijë e 500 Lekë paguaj. 80 mijë lekë në vit.
Tabaku: Që ka ardhur edhe e shtuar, e rritur. Sepse nuk ka qënë taksë mëpërpara.
Qytetar: Neve nëpër lagje e kemi shtruar vetë, s’ka problem.

Banorët akuzuan kryetarin e Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, se i ka diferencuar zonat edhe sipas bindjeve politike.

Qytetarja: Ai nuk e shtron këtë rrugë sepse janë demokrat këtu.
Tabaku: Jo, ta them unë pse nuk e shtron? Sepse shtrohen rrugë tek pallatet 20 katëshe që pastron lekët e krimit dhe të drogës.

Etiketat e lidhura

jorida tabaku
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Horoskopi i ditës, 13 nëntor: Hëna në Bricjapi
Para 1 ore

Horoskopi i ditës, 13 nëntor: Hëna në Bricjapi

Moti sot: stuhi me rrufe në Tiranë, Shkodër e Gjirokastër
Para 1 ore

Moti sot: stuhi me rrufe në Tiranë, Shkodër e Gjirokastër

Shqipëria fiton ndaj Finlandës, Italia ndaj Francës/ Rama zbulon si u pritën rezultatet në darkën diplomatike
Para 8 orësh

Shqipëria fiton ndaj Finlandës, Italia ndaj Francës/ Rama zbulon si u pritën rezultatet në darkën dipl...

Italia – Franca: Pio Esposito shkruan histori, Sebastiano humbet penalltinë vendimtare
Para 8 orësh

Italia – Franca: Pio Esposito shkruan histori, Sebastiano humbet penalltinë vendimtare

Më të lexuarat

1 Shqipëria fiton ndaj Finlandës, Italia ndaj Francës/ Rama zbulon si u pritën rezultatet në darkën diplomatike
Para 8 orësh

Shqipëria fiton ndaj Finlandës, Italia ndaj Francës/ Rama zbulon si u pritën rezultatet në darkën dipl...

2 Sokol Sadushi hap debat të fortë kushtetues. A ka hapur “kutinë e Pandorës” për disa funksione të larta?
Para 12 orësh

Sokol Sadushi hap debat të fortë kushtetues. A ka hapur “kutinë e Pandorës” për disa funksione të larta?

3 Nis dialogu mes qeverisë dhe të rinjve protestues, Gonxhja: Diskutuam për meritokracinë dhe punësimin
Para 16 orësh

Nis dialogu mes qeverisë dhe të rinjve protestues, Gonxhja: Diskutuam për meritokracinë dhe punësimin

4 Italia – Franca: Pio Esposito shkruan histori, Sebastiano humbet penalltinë vendimtare
Para 8 orësh

Italia – Franca: Pio Esposito shkruan histori, Sebastiano humbet penalltinë vendimtare

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.