Jorida Tabaku: Rama i vendosi në lista për deputetë duke ditur akuzat

Nënkryetarja e LSI-së, Jorida Tabaku thotë se përgjegjësia për aferën e incerenatorëve është kolektive dhe jo individuale siç deklaroi numri një i qeverisë në një deklaratë për mediat.

“Nuk ka asnjë përgjegjësi individuale, përgjegjësia në këtë rast është kolektive dhe unë për këtë arsye kërkoj që të hetohet një grup i strukturuar kriminal.

Të gjithë kanë marrë vendimet në bashkëpunim me njëri-tjetrin. Askush nuk do të kishte bërë 17 vendime procedura brenda një dite nëse nuk do kishte mbështetjen e të paktën 4 ministrave dhe sekretarit të përgjithshëm të Kryeministrisë.

Çudia më e madhe është se Kryeministri nuk ishte në dije edhe para 6 muajsh kur i vendosi këto persona në listat e deputetëve edhe pse këto akuza ishin publike që atëherë”.

SHKARKO APP