Jorida Tabaku: Të bësh biznes në Shqipëri, një ferr i vërtetë
Deputetja e zgjedhur e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku komentoi raportin e fundit të Departamentit Amerikane të Shtetit për klimën e investimeve. Ajo shton se Shqipëria ka qeverinë më të korruptuar në botë.
“Tanimë është një fakt i mirënjohur botërisht se Shqipëria ka qeverinë më të korruptuar në Europë. Ky nuk është thjesht një perceptim por një realitet i provuar tanimë nga dhjetëra raporte ndërkombëtare që vërtetojnë korrupsionin në nivelet më të larta të qeverisë dhe abuzimet me tenderat publik.
Këto janë kthyer në sëmundje kronike për Shqipërinë, pasi fatkeqësisht raporti i vitit 2021 mbi klimën e investimeve në vend vazhdon të përsërisë të njëjtat shqetësime që janë vendosur në një raport të tillë nga DASH së paku që nga viti 2015”, shprehet Tabaku.