Jorida Tabaku: Diaspora nuk ka nevojë për propagandë, por për vullnet politik që të rregullojë çështjen e votës
Nga Jorida Tabaku
Fatkeqësisht Shqipëria ka Diasporën e tretë më të madhe në botë. Shqiptarët vazhdojnë largohen edhe sot më shumë se vendet e rajonit. Largohen prej korrupsionit, mungesës së meritokracisë, prej sistemit, prej cilësisë së jetës dhe për shumë faktorë të tjerë të cilët i kemi diskutuar, i kemi shprehur vazhdimisht. Ndërkohë që në Tiranë mblidhet forumi i diasporës, unë shpresoj që ky të jetë gjithëpërfshirës, megjithëse nuk duket kështu. Diaspora nuk ka pse të jetë as e majtë as e djathtë, diaspora është shqiptare. Duhet patjetër e gjitha të jetë e përfaqësuar për të ngritur shqetësimet e saj për tre elementë kryesorë:
E para, dështimi i politikës për dhënien e mundësisë së tyre për të votuar; të një të drejte kushtetuese që ja ofron ligji, por që ja refuzon politika.
Së dyti, gjuha shqipe, arsimi ku ato ndodhen.
Së treti mundësitë, qofshin ato ekonomike, qofshin ato në biznes, në sipërmarrje, në punësim prej mungesës së meritokracisë që ka sot sistemi shqiptar.
Çdo gjë tjetër është pastaj, politikë, retorikë, propagandë. Sepse për 10 vite shumë gjëra mund të ishin bërë për diasporën, të cilat nuk janë bërë. Ato jetojnë dhe punojnë më mendjen dhe zemrën këtu në Shqipëri!