Jorida Tabaku: Rënia e industrisë dhe bujqësisë, tregon modelin ekonomik të socialistëve

Deputetja e PD, Jorida Tabaku, ka reaguar në lidhje me rënien ekonomike të sektorit të industrisë dhe bujqësisë.

Përmes një statusi në Facebook, Tabaku shkruan se kjo rënie tregon modelin e dështuar ekonomik të socialistëve dhe rënien e të ardhurave në familjet shqiptare që punojnë dhe taksimin e shtresës së mesme.

Më tej deputetja demokrate nënvizon se kriza e industrisë është në thelb rrezik për 175 mijë familje që punojnë në fasoneri dhe që rrezikojnë të ardhurat e tyre si pasojë e informalitetit, parasë së pisët dhe një modeli ekonomik të dështuar.

Swiss Digital Desktop Reklama

Postimi i Tabakut:

Swiss Digital Mobile Reklama

Kriza e ekonomisë shqiptare është në fakt kriza e familjeve shqiptare është kriza e shtresës së mesme dhe është kriza e kujtdo që sot punon punë të ndershme e nuk ja del dot. Mbas bujqësisë e cila ka pothuajse 20 tremujorë me rënie, është rradha e industrisë që të reflektojë pikërisht faktin që sot ekonomia nuk rritet për këdo. Ekonom ia rritet për ato që kanë koncesione, por nuk rritet për njerëzit e punës. Industria sot reflekton pikërisht krizën e fasonëve, të 175 mijë familjeve që janë duke vuajtur në kurriz jo vetëm politikat e Qeverisë por njëkohësisht dhe pastrimin e parave, sepse kriza e fasonëve reflekton ekonominë informale, reflekton të ardhurat në rënie, reflekton taksat e rritura, reflekton atë model ekonomik që sot ka shteruar e që nuk po prodhon më, prandaj asnjë shifër që reklamon Qeveria nuk tregon realitetin që po kalojnë familjet shqiptare. Realitet i një modeli të shtrembëruar, të një modeli të dalë nga moda e të një modeli që nuk prodhon për shumicën por prodhon veç për pakicën.

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?