Jorida Tabaku: Sa i duhen sot Shqipërisë, njerëz si Kasem Trebeshina
Nga Jorida Tabaku:
Më 8 gusht të 1926 lindi Kasem Trebeshina, shkrimtari, poeti, mendimtari e disidenti beratas! Në 5 tetor te 1953 ai ju drejtua Enver Hoxhës me një promemorie ku tha shume te verteta qe i kushtuan dhe lirine. Po sjell ketu per analogji me situaten sot e vecanerisht me situaten per Teatrin Kombetar disa fjale qe fatkeqesisht jane te verteta dhe per Shqiperine e 2019!
“Nuk janë të pranueshme ndërhyrjet brutale në punët e artit, sidomos nga njerëz që nuk kanë asnjë kuptim më të vogël rreth natyrës së tij të veçantë. Formave monarkike të ndërhy-rjeve të ndryshme duhet t`u jepet fund dhe të lihen të qetë shkrim-tarët që kërkojnë nëpër shtigje të vështira rrugët e vërteta të artit.
Nuk është mirë që të ndërhyni, duke u shtuar vështirësive reale në art vështirësi të tjera artificiale me anë të funksionarëve të huaj, që njohin vetëm, praktikën e përditshme burokratike, se arti nuk mund të jetë një ushtrim zyrtar i disa veprimeve të planifikuara nga një qendër e plotfuqishme. Prandaj ju nuk duhet ta trajtoni Li-dhjen e Shkrimtarëve të Shqipërisë si një zgjatje organizative të hallkave të ndryshme që ka organizuar PPSH.”
Sa i duhen sot Shqiperise njerez si Trebeshina qe thone te verteta! Sa i duhen sot Shqiperise njerez si ato qe po mbrojne Teatrin, kushtetuten, shtetin ligjor!