Jorida Tabaku: Sa i duhen sot Shqipërisë, njerëz si Kasem Trebeshina

Nga Jorida Tabaku: 

Më 8 gusht të 1926 lindi Kasem Trebeshina, shkrimtari, poeti, mendimtari e disidenti beratas! Në 5 tetor te 1953 ai ju drejtua Enver Hoxhës me një promemorie ku tha shume te verteta qe i kushtuan dhe lirine. Po sjell ketu per analogji me situaten sot e vecanerisht me situaten per Teatrin Kombetar disa fjale qe fatkeqesisht jane te verteta dhe per Shqiperine e 2019!

“Nuk janë të pranueshme ndërhyrjet brutale në punët e artit, sidomos nga njerëz që nuk kanë asnjë kuptim më të vogël rreth natyrës së tij të veçantë. Formave monarkike të ndërhy-rjeve të ndryshme duhet t`u jepet fund dhe të lihen të qetë shkrim-tarët që kërkojnë nëpër shtigje të vështira rrugët e vërteta të artit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Nuk është mirë që të ndërhyni, duke u shtuar vështirësive reale në art vështirësi të tjera artificiale me anë të funksionarëve të huaj, që njohin vetëm, praktikën e përditshme burokratike, se arti nuk mund të jetë një ushtrim zyrtar i disa veprimeve të planifikuara nga një qendër e plotfuqishme. Prandaj ju nuk duhet ta trajtoni Li-dhjen e Shkrimtarëve të Shqipërisë si një zgjatje organizative të hallkave të ndryshme që ka organizuar PPSH.”

Swiss Digital Mobile Reklama

Sa i duhen sot Shqiperise njerez si Trebeshina qe thone te verteta! Sa i duhen sot Shqiperise njerez si ato qe po mbrojne Teatrin, kushtetuten, shtetin ligjor!

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?