Jorida Tabaku shkon në SHBA, takohet me Yuri Kim dhe Escobar: Duam një Shqipëri demokratike

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku ka zhvilluar një takim në Departamentin e Shtetit në SHBA, kjo me diplomatët Yuri Kim dhe Gabriel Escobar. Tabaku shkruan në një postim në Facebook, se diskutimi kishte në fokus ‘forcimin e marrëdhënieve ekonomike dhe luftën kundër korrupsionit’.

“Kënaqësi të takohem me Yuri Kim dhe Gabriel Escobar me të cilët pata një bisedë mbi rrugëtimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian, forcimin e marrëdhënieve ekonomike dhe luftën kundër korrupsionit.

Aleanca dhe partneriteti mes vendeve tona janë guri i themelit për një Shqipëri demokratike, ku respekti ndaj sundimit të ligjit është jetik për të ardhmen që duam të ndërtojmë”,-shkruan Tabaku.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Pas vendimit të gjykatës kushtetuese a duhet liruar Erion Veliaj dhe të gjykohet në gjëndje të lirë?