Jorida Tabaku: Shqipëria në krizë të thellë, shteti mendon për interesin e tij personal
Nëpërmjet një statusi në “Facebook”, deputetja e PD, Jorida Tabaku shprehet se Shqipëria sot ndodhet në një krizë të thellë, ndërsa shteti mendon vetëm për interesin e tij personal.
Nga Jorida Tabaku
Hallet e shqiptarëve janë të shumta, rënia e konsumit, biznese që kanë edhe më pak xhiro.
Nuk zgjidhen hallet e qytetarëve dhe as demokratëve duke e kthyer opozitën në bunker personal.
Më pak fitime si pasojë e situatës së ekonomisë post pandemi edhe keqmanaxhimit.
Ndërsa takoja qytetarët në rrugën Petro Nini Luarasi, ata kërkonin një opozitë të flasë për hallet e tyre jo për hallin tonë!
Situata është më e rënduar se sa ajo përpara 25 prillit. Ne duhet të jemi aty për to!
Shqipëria sot është në një krizë të thellë që po ua vështirëson jetën qytetarëve edhe si pasojë e një shteti që mendon për interesin e tij personal.
Rruga e shpëtimit është një betejë për t’ia rikthyer qytetarëve pushtetin nga duart e politikës së lidhur me krimin dhe oligarkinë.