Jorida Tabaku takim me banorët në Paskuqan: Për një ekonomi që të ndihmon, jo të ndëshkon

Kandidatja e PD-së në listën e hapur në qarkun Tiranë, Jorida Tabaku këtë mbrëmje ka zhvilluar takimin e rradhës. Nga Paskuqani, Tabaku bëri thirrje që të votohet për PD, për një ekonomi që të ndihmon dhe të ndëshkon. ”Voto Jorida Tabaku, për një sistem të drejtë që punon për ty”,-shkruan Tabaku.
Postimi i plotë
Në Paskuqan, çdo fjalë vjen nga përvoja dhe çdo dorë që shtrëngon, nga puna e ndershme. Familje punëtore, prindër që sakrifikojnë çdo ditë për t’u dhënë fëmijëve një jetë më të mirë, më të denjë. Në çdo takim, dëgjon të njëjtin mesazh: varfëria po rritet, çmimet janë përtej mundësive, dhe shteti mungon. Programi i Partisë Demokratike është ndërtuar pikërisht për ta:
-Taksa më të ulëta
-Mbështetje për biznesin e vogël
-Rritje të pensioneve
-Investime në arsim e shëndetësi.
Sepse nuk mund të flasim për të ardhme europiane, pa siguruar fillimisht dinjitet në jetën e përditshme.
-Voto Partinë Demokratike, për një ekonomi që të ndihmon, jo të ndëshkon.
-Voto Jorida Tabaku, për një sistem të drejtë që punon për ty.