Jorida Tabaku takon të dërguarin me punë nga SHBA: Korrupsioni, rrezik për Shqipërinë

Kryetarja e Komisionit të Çështjeve Europiane, deputetja e PD-së Jorida Tabaku u takua këtë të martë me të ngarkuarin e ri me Punë në ambasadën Amerkane, David Wisner. Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë mbështetës kryesorë në procesin e integrimit të Shqipërisë dhe rajonit në Bashkimin Europian dhe fokusi i temës ishte puna e Komisionit të Çështjeve Europiane.

Tabaku theksoi se është e rëndësishme që procesi i integrimit Europian të jetë një hap cilësor për shqiptarët dhe që qytetarët të prekin realisht mundësinë transformuese të këtij procesi.

”Gjatë diskutimit u theksua nevoja e qeverisë shqiptare për të forcuar luftën kundër korrupsionit që është kush prioritar jo vetëm për integrimin por gjithashtu edhe për të pasur një Shqipëri konkurruese dhe që përthith investimet e huaja nga SHBA. Tabaku iu referua deklaratës së presidentit Biden se korrupsioni është rrezik real për sigurinë kombëtare të vendit duke u shprehur se sot Shqipëria vuan nga ky rrezik dhe parlamenti duhet të udhëheqë një përpjekje për të luftuar korrupsionin”.

Swiss Digital Desktop Reklama

Përpos kësaj në fokus ishin edhe çështje si siguria kibernetike, çështjet e pronës dhe respektimi i sundimit të ligjit që janë shtylla të tjera të rëndësishme mbi të cilat ngrihet dhe procesi i anëtarësimit. Për deputeten demokrate performanca e deritanishme e SPAK është tejet positive, por nevoja e shqiptarëve është që kjo betejë të vazhdojë akoma që askush mos të mendojë se praprekshmëria është reale dhe e mundshme.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?