FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

“Ju jemi mirënjohës më shumë se kurrë”, ambasadorja Yuri Kim falënderim të veçantë për mjekët: Heronj që po udhëheqin luftën kundër COVID-19

Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Yuri Kim, jep një mesazh falënderues për të gjitha stafet mjekësore në Shqipëri, e mbarë botën, të cilët po përballen me luftën kundër koronavirusit.

Në Ditën Botërore të Shëndetësisë, ambasadorja Kim shkruan në “Twitter” se sot më shumë se kurrë ju jemi mirënjohës atyre që na mbajnë të shëndetshëm.

“Në Ditën Botërore të Shëndetësisë ne jemi më mirënjohës se kurrë për ata që na mbajnë të shëndetëshëm. Faleminderit për çdo mjek, infermier, Teknik laboratori dhe të gjithë heronjtë e shëndetit në Shqipëri dhe në mbarë botën, që udhëheqin luftën kundër COVID-19. Ne jemi shumë mirënjohës për punën tuaj të vështirë, ekspertizën dhe guximin”, shkruan ambasadorja Kim.

Swiss Digital Desktop Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?