Juristi Spahiu: Vula e PD-së do ti kalojë Argitës, kjo i intereson edhe Ramës
Juristi Kreshnik Spahiu, teksa kometon vendin e Gjykatës së Apelit thotë se vula e PD-së do t’i kalojë Argitës, vajzës së Sali Berishës. Sipas tij, edhe Ramës i intereson që vula t’i kalojë Argitës, dhe kundërshtar të ketë një familje non-grata, pasi kështu e sheh veten më gjatë në pushtet.
”Nëse të gjitha këto janë të vërteta, që gjykatat kontrollohet nga Rama, për rrjedhojë logjika të çon që Rama urdhëroi që kjo vulë ti kalojë Berishës, duke përcaktuar që kundërshtari i Ramës jetë Berisha dhe më pas Argita vajza e tij.
Por a i intereson Ramës kjo që ta bëjë apo jo? Ka disa premisa që të çojën që Rama vazhdon të ketë një marrëveshje të fshehtë të palëkundur me, Berishën, Metën dhe Basha. 4 familje kanë vendosur që të kontrollojnë mushkëritë e politikës duke mos lejuar asnjë lëvizje të mos futet. 4 persona vijojnë të jenë të paprekshëm. Po tentojnë të bëhen një bllok kundër SPAK.
Rama ka interes që kundërshtar politik dhe në krye të opozitës të jetë një familje “non grata” nga perëndimi. Sa më gjatë të jetë Berisha në krye te opozitës, aq me gjatë e sheh veten Rama në pushtet”, tha Spahiu.