Ka firmosur dhjetëra koncesione, PS kërkon hetimin e opozitës
Qeveria “Rama” ka firmosur me dhjetëra koncesione të dyshimta. Për ekspertët e ekonomisë janë vjedhje e hapur dhe kontrata që i kushtojnë shtetit miliarda lekë. Ndërkohë Zëvendëskryeministri Erion Braçe, zyrtari që firmos koncesionet në mungesë të Edi Ramës, thotë se duhet të nisin hetimet për koncesionet që janë dhënë gjatë qeverisjes së PD dhe LSI, 2009-2013.
Duke folur për koncesionin e kolaudimit të makinave, Braçe thotë se duhet të nisë hetimi. “Dua hetim të qartë pas dorëzimit të koncesionit për gjithë ç’ka ndodhur me koncesionarin dhe kontratën, zbatimin e saj. Sot, jam i kënaqur që ne po mbajmë fjalën, kthejmë si shërbim publik një shërbim masiv për qytetarët përmes një prej agjencive publike më të mira. Nuk e fsheh, unë besoj tek shërbimi publik. Dua pafund që edhe një herë të tregojmë se një shërbim publik është ligjor, korrekt, cilësor, i barabartë, i ndershëm dhe më i lirë për shqiptarët”,- tha Braçe. Sipas tij, ky koncesione “është një inventar që dëshmon jo vetëm dështimin katastrofik të koncesionit Berisha-Meta, por po të hetohet do dëshmojë një krim të shumëfishtë mbi qytetaret, jetën e pronën e tyre, mjedisin gjithashtu”.
Qeveria e PD ka dhënë vetëm koncesionin e kolaudimit të automjeteve, të skanimit në dogane dhe koncesionin e pasaportave biometrike. Koncesioni i pasaportave po anulohet pa u përmbushur afati. Ky i koaldumit po merret nga qeveria për t’ja dhënë më pas miqëve të Rilindjes, ndërsa ai i skanimit u shantazhua me metoda gjobëvënës që në ditët e para të qeverisjes “Rama”.
Sigurisht nëse ka abuzim duhet të hetohen, por gjithashtu duhet të hetohen dhe koncesionet që qeveria “Rama” firmos çdo ditë.
Edi Rama dhe në mungesë të tij zëvendëskryeministri firmosin rregullisht çdo muaj nga një koncesion mbi 100 milionë euro. Me që po flitet për drejtësi, le ta nisin nga miliona eurot që zhduken çdo muaj nga buxheti.
KOHA JONË SONDAZH

