Ka shqiptarë të vrarë në Ukrainë? Rama: S’kemi informacione zyrtare. Putin përmend veç Kosovën dhe Shqipërinë

I pranishëm në ceremoninë e publikimit të librit ”Përplasja e Madhe”, shkruar nga ish-ministri i jashtëm i Kosovës Enver Hoxhaj, kryeministri Edi Rama ka mohuar zërat se ka shqiptar që luftojnë në Ukrainë. Po ashtu Rama tha edhe se ka dëgjuar shpesh se nga Presidenti rus Vladimir Putin dhe ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov përmendin shpesh Kosovën dhe Shqipërinë.

“Më ka bërë përshtypje, që në fillim përmendet në mënyrë të vazhdueshme nga Putini apo Lavrovi, apo dhe të tjerë në Moskë, Kosova. Po ta vini re, në mënyrë të vazhdueshme përmendet, madje futet edhe Shqipëria kur bëhet fjalë për luftëtarë në Ukrainë.

Del lista e të vrarëve të këtyre skalioneve ndërkombëtare në Ukrainë dhe Lavrovi nuk flet për të tjerët, flet për shqiptarët dhe kosovarët.

Duke dhënë dhe duke nxjerrë shifra të pabazuara në asnjë gjë, sepse ne nuk kemi asnjë informacion për qytetarë shqiptarë, të Republikës së Shqipërisë të paktën, të vrarë në këtë konflikt”.

SHKARKO APP