Kadiu: Taksat e reja, “shkelmi” i fundit që qeveria do t’i japë ekonomisë

Flet deputetja e Partisë Demokratike, Fatbardha Kadiu: Asnjë institucion serioz ndërkombëtar nuk flet pozitivisht për ekonominë shqiptare

Për pedagogen dhe deputeten e PD, Fatbardha Kadiu vendosja e TVSH për biznesin e vogël do të sjellë pasoja të rënda për ekonominë e vendit. Në një intervistë për “Koha Jonë”, deputetja e Qarkut të Durrësit vlerëson se nga kjo masë e qeverisë rrezikojnë të mbyllen rreth 80 përqind e bizneseve të vogla. Si një njohëse e mirë e ekonomisë, Kadiu shpjegon se kjo taksë do të sjellë pasoja edhe në rritjen e papunësisë, skemën e sigurimeve dhe skemën e ndihmës ekonomike. “Konkretisht rreth 80% e bizneseve të vogla do të mbyllen. Por duke konsideruar që në këtë kategori biznesesh punësohet rreth 40% e të punësuarve, kjo do të rezultojë në rritje të normave të papunësisë”,- shprehet Kadiu.

Ju jeni një ndër deputetët e rinj të Kuvendit të Shqipërisë, cili është synimi juaj në këtë mandat 4-vjeçar që sapo ka nisur?

Parë nga afër mënyrën e funksionimit të kuvendit dhe procesin e bërjes së ligjeve nga njëra anë dhe nga ana tjetër arrogancën e maxhorancës, mosdhënie llogarie, mosprezenca e ministrave për t’iu përgjigjur kërkesave të komisioneve dhe këtu i referohem Ministrit të ekonomisë dhe Financave besoj se e keqja që na ka pllakosur është shumë e madhe se sa paraqitet në media.

Do luftoj me çdo mjet ligjor për t’u treguar të gjithë shqiptarëve që Partia Demokratike është e vetmja opozitë e pastër e këtij vendi, që ne jemi të gatshëm të bashkëpunojmë më këdo qytetar që i bashkohet idealeve dhe qëllimeve tona. Synimi im i vetëm mbetet parandalimi i fenomenit të largimit të bijve dhe bijave shqiptare nga vendi i tyre, nga familjet e tyre. Ky vend është i shqiptarëve dhe i përket rinisë, rinisë që mëson, punon e jeton si çdo i ri europian.

Synimi tjetër mbetet zemra e ekonomisë së vendit, biznesi i mesëm dhe i vogël, krijimi i incentivave për të zhvilluar biznesin e vogël, për të rritur fitimet e tyre duke i hequr nga duart e “katër familjeve” mafioze të Shqipërisë.

Znj. Kadiu, si një prej anëtarëve të Komisionit për Ekonominë dhe Financat, si i gjykoni deklaratat e Kryeministrit Rama lidhur me përfshirjen e biznesit të vogël në skemën e TVSH-së?

Së pari duhet theksuar që sistemi aktual i taksimit është mjaftueshmërisht kompleks për biznesin e vogël, mjedisi është jo miqësor dhe ajo ç’ka është më e keqja e të gjithë situatës është paparashikueshmëria e sistemit ligjor në lidhje më biznesin.

Mbetet shumë joprofesionste dhe jokorrekte krahasimi isistemit tonë fiskal me atë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Krahasimi i politikave fiskale kurrsesi nuk mund t’u referohet vendeve që kanë kulturë, “background” historik, strukturë ekonomike dhe nivel profesionalizmi administrate shumë tëndryshme nga vendi ynë, ashtu siç është rasti që i referohet Ministri Ahmetaj apo Kryeministri.

Sigurisht që deklarimi i TVSH-së është një domosdoshmëri për një sistem me standarde të larta fiskale, por nisur nga situata ekonomike e vendit dhe kryesisht ajo e biznesit të vogël e gjej të pavend dhe e konsideroj si një “shkelm” të fundit që kjo qeveri don t’i japë ekonomisë tonë.

Por nëse më lejoni dua të them që kjo është pikërisht filozofia e qeverisë Rama, të mbledhin dhe ato pak thërrime të bizneseve familjare në mënyrë që ato “katër” bizneset e fuqishme të Shqipërisë të mbledhin TVSH-në e tyre.

Më konkretisht, cilat mendoni se do të jenë efektet negative të këtij vendimi?

Konkretisht rreth 80% e bizneseve të vogla do të mbyllen. Por duke konsideruar që në këtë kategori biznesesh punësohet rreth 40% e të punësuarve, kjo do të rezultojë në rritje të normavetë papunësisë. Dhe kur rriten normate papunësisë kjo do të vazhdojë zinxhir, në uljen e të ardhurave të individëve, uljen e të ardhurave nga tatimi mbi të ardhurat personale, në uljen e fondit të sigurimeve shoqërore, në rritjen e kërkesës për fondin e ndihmës ekonomike, në përkeqësimin e buxhetit të çdo familje shqiptare dhe në fund në përkeqësimin e parametrave të buxhetit të Shqipërisë.

Shumë shpejt në komision tuaj pritet të vijë projektligji për buxhetin e shtetit. A do të keni ju dhe forca juaj amendamente lidhur me të?

Së pari më lejoni t’ju them që Partia Demokratike ka pasur dhe më parë buxhete alternative të depozituara në komisionet përkatëse. Sigurisht që ne do të kemi propozime jo vetëm për amendamente por dhe një buxhet alternativpër ta diskutuar në komisionin respektiv.

Duke qenë se ju jeni eksperte në fushën e ekonomisë, si i gjykoni situatën ekonomike në vend. A i besoni deklaratave optimiste të kabinetit qeveritar, që flasin për rritje ekonomike të qëndrueshme?

Përveç deklaratave të qeverisë për rritje ekonomike, në asnjë studim tjetër kombëtar apo ndërkombëtar serioz nuk gjemë komente pozitive mbi rritjen ekonomike të vendit tonë. Sigurisht kur them kabineti i qeverisë i referohem dhe institucionit të INSTAT, i cili për fat të keq e ka humbur konceptin e paanshmërisë mbi analizat ekonomike të vendit.

Vet Banka e Shqipërisë në raportin e saj të fundit tregon sesi është rritur ekonomia e vendit, por midis rreshtaveçdo profesionist arrin të konkludojë që rritja nuk është reale dhe mbi të gjitha nuk është legale, por bëhet fjalë vetëm për sektorin e ndërtimit (23%) dhe paratë e të cilave nuk dihet nga vijnë, domethënë Banka e Shqipërisë tregon se kreditë nuk janë rritur atëherë të lind pyetja se nga vijnë këto para?! Dhe sigurisht secili nga ne e diqë janë paratë e drogës dhe të krimit, por tashmë futja e kësaj kategorie të parasë në biznes do të bëjë që dhe vetë biznesi të mbytet po nga krimi i organizuar.

Por sigurisht dhe kur lexon studime nga Revistat Monitor, Barometri, The Economist, Intelligence Unit, ju shikoni vetëm situatë të përkeqësuar, situate katastrofike të ekonomisë. Por nisur dhe nga vetëjeta e përditshme, bisedat me qytetarët është e pashmangshme mos të vëresh këtë përkeqësim të jetës së qytetarëve, nisur nga rritja e çmimit të ujit, nga rritja e çmimit të energjisë rritja e çmimit të elektrike, librave, shkollave, karburantit dhe në fund me aksionin e informalitetit do të kemi dhe rritjen e çmimit të produkteve të shportës.

Tanimë që jeni pjesë e Kuvendit të Shqipërisë a do të ndërmerrnin nisma ligjore për kauza të caktuara që mund të lidhen me elektoratin?

Duke qenë se Durrësi është qyteti me portin më të madh të vendit si atë të hidrokarbureve ashtu dhe atë tregtar, ndotja që i shkaktohet qytetit nga kjo është mjaft e madhe, ndaj do të përqendroj të gjithë forcën time që qasja ndaj qytetit të Durrësit si nga ana e qeverisë po ashtu dhe nga vetë Autoriteti Portual të jetë ndryshe.

Nisma ime do të konsistojë në krijimin e një zëri në buxhet të pushtetit vendor, Durrës e cila do t’i merret Autoritetit Portual dhe portit të hidrokarbureve, për ndikimet dhe efektet e tjera anësore, siç ështëndotja e ajrit, ndotja e detit, ndikimi nëinfrastrukturënrrugore, dëmtimi i peshkimit, etj.

Si do ta vlerësonit atmosferën e krijuar së fundmi në Parlament? Duket sikur ka një tendencë nga Kryetari i Kuvendit për të shkaktuar përplasje me opozitën dhe për ta nënshtruar. Cili është mendimi juaj për situatën?

Situata në Parlament është absurde duke menduar që jemi në vitin 2017. Por duke parë e konsideruar të gjithë historinë e vendit tonë unë mund të them me bindje që jemi kthyer në komunizëm, në një komunizëm të moderuar, ku diktatori mbetet Kryeministri sepse dhe vetë Kryetari i Kuvendit duket që ndjek direktivat apo dëshirat e Kryeministrit.

Kam dëgjuar pafund për drogën dhe simptomat e psikopatisë së Kryeministrit, por është ndryshe kur ti e jeton dhe e dëgjon me veshët e tu. Kam dëgjuar me qindra raste sesi ai dhunon zonja të parlamentit, ministre të shtetit, por tashmë shikoj vetë sesi ai trajton ministret në podiumin. Kam dëgjuar me veshët e mi sesi kryeministri (ju kërkoj ndjesë) fliste nga foltorja e parlamentit në orën 1 të natës për institucionet shtetërore që i dukeshin si kofshët e grave me celulitë dhe kjo ishte si një trullosje për mua apo për çdo qytetar tjetër normal. Por askush nuk reagoi nësallë, një pjese i duket normale ky gjest psikopatik, një pjesë janë mësuar. Po, aty ka një tëçmendur që po çmend të gjithë vendin.

SHKARKO APP