Kaja Kallas në Shqipëri më 8 prill, zbardhet axhenda

Zbardhet axhenda e takimeve që Përfaqësuesja e Lartë e Politikës së Jashtme të BE-së, Kaja Kallas. Ajo do të zhvillojë në Tiranë të martën e 8 Prillit. Takimin e parë do ta ketë fillimisht me presidentin Bajram Begaj.

Më pas do të ketë një takim kokë më kokë me kryeministrin Edi Rama. Takime do të ketë edhe me ministrin e Jashtëm, Igli Hasani dhe atë të Mbrojtjes, Pirro Vengu.

Kallas do të marrë pjesë në forumin e dialogut Shqipëri-BE për politikën e sigurinë dhe më pas në ceremoninë e marrëveshjes me Bankën Europiane të Investimeve.

Pjesë e turit të saj ballkanik janë edhe vizita në Malin e Zi dhe Bosnje Hercegovinë. Kjo do të jetë vizita e parë e saj që nga marra e detyrës si Përfaqësuese e Lartë e Politikës së Jashtme të BE-së.

SHKARKO APP