Kalaja: Shumë njerëz në PD të hapin krahun pas dështimit
Aulon Kalaja ishte kandidat në listën e hapur të PD në Durrës, dhe thotë se janë vjedhur votat brenda Partisë Demokratike. Ai kërkon transparencë, që të vendoset një precedent dhe standard, duke ndryshuar edhe Kodi Zgjedhor.
Kalaja theksoi se beteja e tij ishte për transparencë dhe jo personale, për të vendosur një standard, sepse “nuk është ushtar rreshti” dhe i del partisë edhe përballë kur ka probleme. Gazetari që është përfshirë në politikë, nënvizoi se ka ardhur koha që në PD të hapin krahun shumë njerëz pas dështimit në zgjedhje, por pa e përmendur kryetarin Sali Berisha në emër, nëse edhe ai duhet të largohej.
“Jam kandidati i parë që kam kërkuar rinumërimin pa u shpallur ende rezultati nga KQZ, që më 14 maj, sepse kam pasur objeksionet e mia fillimisht me një qendër votimi. KAS bëri interpretimin e tij dhe nga shqyrtimi e këqyrja e mëvonshme rezultoi se unë e kam parë më pas se ka pasur lëvizje si mes partive, ku PS i ka marrë PD, por edhe brenda partisë, PD-së në këtë rast. Unë kam dyshimet e mia dhe këto prova i kam dorëzuar. KAS e ka pranuar kërkesën e depozituar për shqyrtim dhe tani pritet verifikimi i tyre. Kam prova me video kur vota ime devijojet”,-tha në “Report TV”.
Po ashtu thekson se gara e tij nuk është betejë për mandatin e deputetit, por për transparencë dhe për të vendosur një precedent, që votat të mos vidhën më dhe që kandidatët të kenë të drejtën e përfaqësimit në ankimime, njëlloj si partia, duke sugjeruar ndryshimin e menjëhershëm të Kodit Zgjedhor në këtë nen që krijoi edhe debate të forta në KAS.
KOHA JONË SONDAZH

