Kallëzimi i LSI për inceneratorët, Erisa Xhixho: Alqi Bllako ta provojë në SPAK nëse është i pafajshëm

Lëvizja Socialiste për Integrim ka kallëzuar në Strukturën e Posaçme Antikorrupsion (SPAK) tre zyrtarë dhe ish-zyrtarë të lartë për atë që ajo e quan aferën korruptive me inceneratorin e Fierit. Nuk mungoi shumë dhe deputeti i PS-së Alqi Bllako i përfshirë në dosjen e LSI-së, thotë se ka pasur zero rol në çdo procedurë vendimmarrëse për dhënien e koncesioneve.

Por nënkryetarja e LSI-së, Erisa Xhixho i’u kundërpërgjigj qëndrimit të ish-sekretarit të Përgjithshëm i Ministrisë së Mjedisit, ku thotë se nëse Bllako pretendon se nuk ka dorë në aferën e inceneratorëve, të shkojë e të ballafaqohet në SPAK dhe atje të provojë nëse është realisht i pafajshëm.

”Kallëzimi i LSI-së është depozituar në SPAK. SPAK-u është para provës për të dëshmuar se e meriton besimin që i është dhënë për të luftuar korrupsionin e zyrtarëve të lartë të shtetit dhe për të provuar se koha e pandëshkueshmërisë ka marrë fund”.

Postimi i plotë

Përpjekja e Alqi Bllakos që përmes hapësirave mediatike synon të shfajësojë veten nga akuza që LSI ka bërë me prova për të dhe për ca të tjerë si të implikuar në aferën e inceneratorëve, është edhe një tregues më shumë i faktit se e vërteta është kundër tij dhe kundër të tjerëve, bashkëpunëtor i të cilëve ai ka qenë.

Nëse zoti Bllako pretendon se nuk ka dorë në aferën e inceneratorëve, të mos humbasë kohë me deklarata mediatike, por të shkojë e të ballafaqohet në SPAK dhe atje të provojë nëse është realisht i pafajshëm apo jo.

Kallëzimi i LSI-së është depozituar në SPAK. SPAK-u është para provës për të dëshmuar se e meriton besimin që i është dhënë për të luftuar korrupsionin e zyrtarëve të lartë të shtetit dhe për të provuar se koha e pandëshkueshmërisë ka marrë fund. Sa për zotin Bllako, meqe ai pretendon se eshte i pafajshëm, po e ndihmojme me kete video qe ta ketë me vete kur të shkojë në SPAK.

SHKARKO APP