Kamp azilantësh për Anglinë në Shqipëri? Endri Fuga, njeriu besnik i kryeministrit: Lajm i pavërtetë

Media britanike “The Sun” shkruan se Britania e Madhe dhe Shqipëria po negociojnë për ngritjen një kampi refugjatësh në Shqipëri.  Lajmi është mohuar nga Kryeministria. Njeriu me besnik i Kryeministrit, Endri Fuga thotë se Shqipëria hapi dyert për 4 mijë afganë dhe jemi krenarë për këtë.

Po ashtu reagim pati edhe LSI-ja, e cila kërkoi që shqiptarët të ngrihen në këmbë pasi sovraniteti është në rrezik sapo doli ky lajm. Ndërsa nga PD e Bashës nuk ka asnjë reagim, sepse reagoi zëdhënësi i qeverisë edhe për PD-në.

Postimi i plotë i Endri Fugës:

Lajmi se do ngrejë një qendër azilantësh për llogari të palëve të treta është absolutisht i pavërtetë. Shqipëria hapi dyert për 4 mijë afganë e jemi krenarë për këtë. Ne bëjmë detyrat tona karshi traditës e fëmijëve tanë, jo detyrat e atyre që janë më të mëdhenj e më të pasur se ne.

SHKARKO APP