Kanabisi, Klajda Gjosha: S’është e mjaftueshme vetëm puna e policisë
Ministrat e LSI-së në kabinetin qeveritar të Ramës janë në një linjë. Situata e kanabisit është një sfidë e madhe dhe nuk është e mjaftueshme vetëm puna që bën policia, thotë ministrja e Integrimit Klajda Gjosha
“Situata e krijuar me kanabisin është një sfidë shumë e madhe dhe mendoj që duhet të jetë patjetër një prioritet i qeverisë shqiptare për të luftuar këtë fenomen.
Nuk është e mjaftueshme vetëm puna që bën policia për të kapur dhe asgjësuar të gjithë rrënjët e kanabisit të mbjella në Shqipëri, por ajo çka është shumë e rëndësishme është që të evidentojmë personat përgjegjës për këtë çështje. Sigurisht që as në Bruksel nuk janë indiferentë ndaj kësaj situate” thotë ministrja Gjosha në një intervistë të publikuar sot në faqen online Shqiptarja.com
Pak ditë më parë Ministri i Drejtësisë propozoi angazhimin e ushtrisë në luftën kundër kanabisit.
KOHA JONË SONDAZH

