Kanabisi, Manjani: Ka pasur arrestime të “peshqve” të mëdhenj
Ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani foli mbi problematikën e kanabisit në vend, në një seancë dëgjimore të mbajtur në Komisionin e Integrimit.
Ministri theksoi se është bërë i mundur arrestimi i shumë personave përgjegjës, mes të cilëve edhe i “peshqve” të mëdhenj.
“Ka pasur arrestime të ‘peshqve’ të mëdhenj, po hetohen intesivisht. Kam thënë që ky është një fenomen i ri. Kam thënë që kushdo qoftë edhe ushtria duhet të kontribuojë”, u shpreh ai.
Sa i takon pranimeve në shkollën e Magjistraturës, Manjani tha se “nuk ka asgjë të keqe të shkollojmë magjistratë pasi kjo do të rrisë konkurrencës”
KOHA JONË SONDAZH

