Kanabisi/Kruja: Nuk kontrollohet territori dhe skafet me hashash. Çipa: Eshtë tentuar të mbillet më shumë këtë vit

Deputeti i Partisë Demokratike, Keltis Kruja, i ftuar në emisionin Tonight Ilva Tare, theksoi se policia nuk e kontrollon dot territorin e mbjellë me hashash.

Ai thekson se qeveria e pranon që skafet qarkullojnë ditën dhe natën me kanabis drejt Italisë.

Kruja: Nuk e kontrolloni dot territorin. Ju as nuk doni ta pranoni sa është mbjellë, as nuk doni ta pranoni që skafet lëvizin ditën dhe natën nisen nga brigjet shqiptare dhe ndalojnë në brigjet e Salentos dhe Pulias. As nuk doni ta pranoni që kudo në brigjet e Italisë gjenden thasë me kanabis. Ju thoni që 99.8 e asaj që është evidentuar. Nga kjo që keni kapur ju do të thotë se ju ka mbetur pa asgjësuar vetëm 0.2 për qind. Edhe atë që e keni evidentuar, shifrat nuk i keni të sakta. Vetëm nga kjo që dalë dhe ajo që është kapur në brigjet italiane tregon se çfarë përmase ka prodhimi i këtij viti në Shqipëri.

Swiss Digital Desktop Reklama

Gjej rastin të përgëzoj të gjithë ata oficerë të policisë së shtetit që përballen me këtë fenomen jashtë mase të zgjeruar në Shqipëri. Vetë shifrat e policisë tregojnë se çfarë përmase ka fenomeni i kanabisit në Shqipëri.

Swiss Digital Mobile Reklama

Para ca ditësh u kap mbi një ton kanabis në Greqi dhe mediat greke raportuan se ata që e kishin futur janë organizata e Balilajve. Tani, ky Balili çfarë ka qenë derisa të na dilte Eskobari i Ballkanit? Drejtor shumë i rëndësishëm në Sarandë. Ka 4 muaj që e kërkojnë, organizata kriminale vazhdon punën. Ky paska qenë një bari atje që kultivoka kanabis dhe nuk e gjenkan dot. Ka 4 muaj që e kërkojnë, ai vazhdon të trafikojë. Kur i thamë ne ministrit që makina jote përdorej nga trafikantë, e pranoi. Po i kam kushërinj. As një masë nuk u mor kundër tyre. Absolutisht ata janë një nga organizatat më të rrezikshme në Vlorë.

Zv/ministri i Brendshëm, Stefan Çipa tha se është tentuar të mbillet më shumë kanabis gjatë këtij viti.

Çipa: Ne territorin e kemi nën kontroll. Lufta ndaj kanabisit nuk ka mbaruar vetëm me bimët. Ne kemi hyrë në fazën e dytë. Lufta kundër kanabisit nuk është detyrë vetëm e policisë. Duhet të angazhohen të gjitha institucionet. Kemi denoncuar edhe pushtetin vendor.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?