Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E shtunë, 21 Nëntor 2026, 21:31 Camarda te Cagliari, Milani në lojë për Mendyn në sulm Francesco Camarda pritet të largohet nga Milani në janar pas vetëm 119 minutash këtë sezon. Cagliari ofron një opsion blerjeje me klauzolë riblerjeje dhe…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Asambleja e PS
  • Lëvizja Studentore
  • Kryepolicja e Tiranës
  • Ndërtime rezidenciale
  • Sulme kibernetike
  • Iran
  • Kosova
  • Futboll
Lajmet e fundit
Në trend
  • Asambleja e PS
  • Lëvizja Studentore
  • Kryepolicja e Tiranës
  • Ndërtime rezidenciale
  • Sulme kibernetike
  • Iran
  • Kosova
  • Futboll
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Kancelari gjerman, Scholz në Kinë: Mision i vështirë tek partnerja e rivalja

Bota E diel, 14 Prill 2024 13:25
Kancelari gjerman, Scholz në Kinë: Mision i vështirë tek partnerja e rivalja
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Kancelari gjerman, Scholz viziton Kinën, një vit pasi qeveria gjermane paraqiti strategjinë e saj të re, ku Kina shihet si partnere e rivale. Tani ai duhet të tregojë, se si arrihet të krijohet harmoni nga kontradiktat.
Një video bëhet virale në platformat kineze të mediave sociale. Aty shihet një burrë i moshës mesatare me një çantë dokumentesh prej lëkure të zezë. Në gjermanisht ai shpjegon, se çfarë ka me vete: dokumente, syze dhe iPad. Gjithçka është me titra në gjuhën kineze.

Protagonisti është Olaf Scholz. Pikërisht në kohën kur fillon udhëtimin e tij të dytë në Kinë, Scholz starton me profilin e tij në TikTok. Rrjeti social i zhvilluar në Kinë entuziazmon miliona të rinj në botë. Por ai është edhe i diskutueshëm, sepse videot që nuk pëlqehen nga pushtetmbajtësit kinezë fshihen nga censuruesit.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Si çdo vizitë tjetër në Kinë edhe kjo e kancelarit Scholz pritet të jetë një akt balancues. Pyetja që shtrohet gjthmonë – a do të kritikojë Scholz bilancin negativ të të drejtave të njeriut në Kinë. Si do ta bëjë këtë? A do të takojë aktivistë kritikë të qverisë dhe të rrezikojë interesat ekonomike të Gjermanisë?
“Pyetjet janë shtruara gabim. Në fillim duhet të mësojmë të distancohemi nga ky konflikt në dukje”, thotë Eberhard Sandschneider, partneri i institutit të Berlinit, Global Advisors. “Të dyja bëjnë pjesë tek një udhëtim i kancelarit.” Ky nuk është problemi i kancelarit gjerman, por i të gjithë kancelarëve të mëparshëm, që nga Helmut Schmidt. ” Nëse udhëtojnë në Kinë, natyrisht që bëhet fjalë për interesa ekonomike, dhe ato të delegacionit që udhëton.”

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Partner, konkurrent, rival sistemesh

Për qeverinë gjermane, Kina është partnere, konkurrente dhe rivale sistemesh. Kështu shkruhet në strategjinë e Kinës të qeverisë gjermane të vitit 2023. Tani kancelari në vizitën e tij të dytë do të tregojë, se ku pozicionohet në këtë strategji me kundërthënie.
Globalizimi i bashkon të dyja ekonomitë e fuqishme botërore si Kina dhe Gjermania. Në shtypin kinez, Gjermania lëvdohet gjithmonë si partnerja më e madhe e Pekinit. Gjermania tregton me Kinën aq sa mallra sa Franca, Italia e Britania e Madhe të marra së bashku. Kina josh me tregjet gjigante dhe po heq hap pas hapi kufizimet për investitorët e huaj për të nxitur koniunkturën në vend. Edhe tek temat e së ardhmes si digjitalizimi apo mobiliteti elektrik Kina po bëhet lidere.
Kina me teknologji të fuqishme

Mund t'ju interesojë

Zelensky këmbëngul për NATO: Ukraina kërkon garanci sigurie

Zelensky këmbëngul për NATO: Ukraina kërkon garanci sigurie

Para 3 orësh
Sulme kibernetike ndaj USDA dhe FBI, pas ndërprerjeve të shumta teknologjike

Sulme kibernetike ndaj USDA dhe FBI, pas ndërprerjeve të shumta teknologjike

Para 4 orësh
Trump kërcënon Iranin me luftë pas dyshimeve për bombë radioaktive

Trump kërcënon Iranin me luftë pas dyshimeve për bombë radioaktive

Para 7 orësh

“Kanë marrë fund kohët, kur firmat gjermane kishn teknologjinë në të gjitha fushat dhe ishin të gatshme ta vinin atë në dispozicion”, përmbledh eksperti i Kinës, Sandschneider. Kina është një nga lideret botërore në shumë teknologji të së ardhmes, nga inteligjenca artificiale deri tek mbrojtja e klimës. “Ka ardhur koha ta kuptojmë këtë më në fund.”

Përmes globalizimit të dyja ekonomitë popullore do të jenë shumë të varura nga njëra-tjetra. Strategjia e Kinës e qeverisë gjermane thekson që në lidhje me Kinën duhet ndjekur “derisking” – ulje e rreziqeve. Por qeveria gjermane refuzon shkëputjen nga njëra-tjetra të të dy ekonomive. “Ky debat për pavarësim anashkalon tërësisht faktet”, thekson Sandschneider. “Kjo duhet thënë gjithmonë: varësitë kanë qenë në vitet e fundit baza e mirëqenies sonë.” Kush thotë se duhet të reduktojmë varësitë, duhet të jetë i drejtë dhe t’u thotë njerëzve, se do të ketë më pak mirëqenie. Politika e mënjanon këtë, sepse kjo nuk sjell duartrokitje. Por ky është në të vërtetë realiteti pas këtij diskutimi.”

Shembull: Kthesa energjitike si temë qendrore. Sipas informacioneve të institutit për Kinën, Merics aktualisht 87% e paneleve fotovoltaik në Gjermani importohen nga Kina. Në këtë pikë debatohet shumë për uljen e rreziqeve, thotë analisti Nils Grünberg. “Si të përdorim kapacitetet e mëdha të Kinës dhe njëkohësisht të bëjmë reduktimin e rrezikut, kjo është është çështje qendrore e politikës sonë të ardhshme.” Por se si, ende nuk është e qartë.

Koalicioni qeveritar pa ujdi

Në qarqet e koalicionit qeveritar të socialdemokratëve, SPD, Të Gjelbërve dhe liberalëve, FDP nuk ka ujdi për Kinën. Edhe opozita përzihet në debat, Kështu në fillim të prillit, kryeministri bavarez, Markus Söder udhëtoi në Kinë. Pas takimit me kryeministrin kinez, Li Qiang, Söder kritikoi ashpër politikën e qeverisë gjermane. Söder kërkoi një “politikë realiste” të qeverisë gjermane në vend të një “politike moraliste”. Söder do shkëmbim me partnerin e vështirë, duke argumentuar se “nëse bëjmë një bisedë vetëm me ata që janë tërësisht si ne, atëherë nuk do kemi vërtetë shumë për të bërë.”
Të Gjelbrit distancohen nga Kina. Ata kanë frikë se Gjermania pas politikës fatale të lidhur ngushtë me Rusinë dhe pushtimit rus para dy vitesh të Ukrainës po hyn në një varësi të re me Kinën. Ekonomisti, Max Zenglein thotë se debati ka pasur gjithmonë një anë politike të brendshme. Ministrja e Jashtme, Baerbock dhe ai i Ekonomisë, Habeck nga të Gjelbrit nuk e shoqërojnë kancelarin, por kanë sinjalizuar se do zhvillojnë këtë vit udhëtime ne Kinë.

“Vetëm për kohën që presidenti kinez Jinping vë në dispozicion për bisedime me kancelarin gjerman bëhet e qartë, se sa i madh është interesi për politikën gjermane në Kinë”, thotë Sandschneider. Sigurisht Pekini i ndjek “me shumë vëmendje pozicionet e ndryshme partiake në Berlin. Sipas ekspertit Sandschneider kush ndjek një politikë realiste si Söder i ka dyert e hapur në Kinë, ky është edhe një sinjal për ministren e Jashtme, Baerbock që ka vështirësi të gjejë një orar bisedimesh atje dhe nuk udhëton në këtë as me kancelarin Scholz.
DW / Yuan Dang

Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Camarda te Cagliari, Milani në lojë për Mendyn në sulm
Para 24 minutash

Camarda te Cagliari, Milani në lojë për Mendyn në sulm

Jakup Krasniqi kthehet në burgun e Hagës, i vllai nuk e takoi dot!
Para 43 minutash

Jakup Krasniqi kthehet në burgun e Hagës, i vllai nuk e takoi dot!

Vllaznia fiton ndaj Partizanit 0-1, shkodranët ngjiten në vendin e gjashtë
Para 54 minutash

Vllaznia fiton ndaj Partizanit 0-1, shkodranët ngjiten në vendin e gjashtë

Lara Colturi, e para në Kupën e Botës në ski alpine
Para 1 ore

Lara Colturi, e para në Kupën e Botës në ski alpine

Më të lexuarat

1 Kryeministri dialog me studentët në Pallatin e Brigadave (video)
Para 22 orësh

Kryeministri dialog me studentët në Pallatin e Brigadave (video)

2 SPAK regjistron procedim penal ndaj Elisa Spiropalit për fshehje pasurie
20 Nëntor 2026, 20:37

SPAK regjistron procedim penal ndaj Elisa Spiropalit për fshehje pasurie

3 Rrumpallhane në PS!
20 Nëntor 2026, 18:37

Rrumpallhane në PS!

4 A do të shpallet me 28 Nëntor Lëvizja Studentore Kombëtare si forcë politike?
Para 6 orësh

A do të shpallet me 28 Nëntor Lëvizja Studentore Kombëtare si forcë politike?

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.