Kandidate e PD-së përballë Veliajt? Jorida Tabaku: Nuk kam ambicie për bashkinë e Tiranës

Erion Veliaj është konfirmuar nga PS-ja ku do të kërkojë një mandat të tretë si kryetar i Bashkisë së Tiranës. Por kush do të jetë kandidati i opozitës përballë tij? Në një kohë që PD-ja vijon ende me grupime brenda saj, emrat nuk kanë munguar.

Një nga emrat që gjithmonë është përfolur është ai i Jorida Tabakut, por që deputetja demokrate tregon se nuk ka ambicie për drejtimin e kryeqytetit, pasi siç shprehet, në bashki ka punuar.

“Jam në Parlament, do vijojë të jem aty dhe nuk kam dëshirë për t’u rikthyer në bashkinë e Tiranës, ku kam qenë”,-tha Tabaku për ”A2cnn”.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?