FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Kandidati i koalicionit “Shtëpia e Lirisë”, Spahia: Ndryshimi do vijë nga Shkodra dhe më pas në gjithë Shqipërinë

Kandidati i koalicionit “Shtëpia e Lirisë”, për bashkinë e Shkodrës, Bardh Spahia ishte i fundit mes tre kandidatëve për bashkinë e Shkodrës që ushtroi të drejtën e votës. Për mediat ai tha se sytë e Shqipërisë janë nga Shkodra pasi nga aty do vijë ndryshimi.

“Shkodranët janë më të qartë se kurrë se kush është opozita e vërtetë. Kam bindjen se sot me votën e lirë do tregojnë shembullin më të mirë për ndryshimin që vjen nga Shkodra dhe më pas në gjithë Shqipërinë”.

Bardhi apeloi qytetarët të dalin masivisht në votime. “U bëj thirrje të gjithë bashkëqytetarëve të dynden masivisht drejt kutive të votimit dhe me votën e lirë të ndikojnë për të ardhmen e tyre. Nga Shkodra do fillojë ndryshimi i madh, te Shkodra janë sot sytë e gjithë Shqipërisë, të bëhemi pjesë e këtij ndryshimi, të kontribuojmë me votën tonë të lirë për këtë ndryshim”.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?