Kandidati i LSI, Dikens Bushaj: Do ta shporrim Tërmetin dhe këlyshët e mafies së Astirit. LSI 3 mandate të sigurta
Kandidati i LSI në qarkun e Vlorës, Dikens Bushaj shprehet se më 25 prill, Vlora do të çlirohet nga “çimkat” e Rilindjes.
“Do ta shporrim “Tërmetin” e koncensioneve dhe të vjedhjes së votave, bashkë me këlyshët e mafies së “Astirit””, shkruan në videon e publikuar në rrjetin social Facebook.
Më tej kandidati i LSI thotë se nuk duhet humbur asnjë sekondë drejt referendumit popullor të 25 prillit, ditës së triumfit të rinisë vlonjate.
Postimi i plotë:
Më 25 Prill do ta çlirojmë Vlorën nga çimkat e “Rilindjes”!