Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E enjte, 22 Tetor 2026, 23:37 Mentor Mataj, nga Zapodi i Kukësit drejt kinematografisë: Një ëndërr që mori jetë përmes sakrificës Aktor, regjisor, skenarist dhe producent, Mentor Mataj po ndërton rrugën e tij në kinematografinë shqiptare përmes pasionit, përkushtimit dhe projektit filmik “Triumf Pa Lavdi”.…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta para Kryeministrisë
  • Policia dhe plumbat
  • Sherri në Kuvend
  • Egnatia Conference League
  • Lana Nusseibeh
  • Monedha euro
  • Rama dhe ministrat
  • Ligji për Specialen
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta para Kryeministrisë
  • Policia dhe plumbat
  • Sherri në Kuvend
  • Egnatia Conference League
  • Lana Nusseibeh
  • Monedha euro
  • Rama dhe ministrat
  • Ligji për Specialen
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Kandidati Luçiano Boçi tryezë diskutimi me ekspertët e turizmit në Elbasan, tregon pikat e programit

Politikë E enjte, 6 Prill 2023 18:01
Kandidati Luçiano Boçi tryezë diskutimi me ekspertët e turizmit në Elbasan, tregon pikat e programit
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë”, Luçiano Boçi mblodhi në një tryezë diskutimi ekspertët e turizmit në Elbasan, për të kërkuar mendimin e tyre mbi projektet e propozuara prej ekipit të tij. Ndërsa sqaroi se 70 persona kanë punuar mbi atë që do të jetë platforma e tij zgjedhore dhe projekti më i mirë për Elbasanin e së ardhmes.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

“Ka vetëm një cilësor që përdoret për Elbasanin: Ai është i bukur! Sikur ne të përthithim në Elbasan një të pestën e gati 8 milion vizitorëve që hyjnë në Shqipëri në vit-objektiv I mundshëm, do të kishim jo më pak se 55 milion euro të ardhura për qytetarët. Synimi ynë në fakt është të arrijmë 4 herë më shumë brenda fundit të mandatit tim”.

Mund t'ju interesojë

FOTO/ Grafitet e protestës, të rinjtë shkruajnë mesazhe për Ramën

FOTO/ Grafitet e protestës, të rinjtë shkruajnë mesazhe për Ramën

16 Tetor 2026, 19:16
Ministri Ferit Hoxha avancon me rokadën e ambasadorëve, Denion Meidani shkon në Prishtinë, Petrit Malaj në Shkup

Ministri Ferit Hoxha avancon me rokadën e ambasadorëve, Denion Meidani shkon në Prishti...

27 Shtator 2026, 20:22
Aktivisti Arben Kola ditën e 120-të të protestës, ka hedhur akuza të forta ndaj kryeministrit Edi Rama dhe qeverisë

Aktivisti Arben Kola ditën e 120-të të protestës, ka hedhur akuza të forta ndaj kryemin...

27 Shtator 2026, 19:36

Boçi shpalosi me pasion idetë e tij për Turizmin Kulturor dhe Kalanë-duke përmendur edhe mëse 80 monumente historike që ka Elbasani. Ai tha se turizmi shëndetësor me Llixhat dhe SPA-të, turizmi natyror me Gjinarin, Funarin, Shushicën e Byshekun, Shmilin, Labinot Malin dhe shumë thesare të tjerë natyrorë, mbetet detyrim i menjëhershëm për t’u zhvilluar prej tij dhe ekipit që e mbështet.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Duke folur për vizionin e tij mbi Elbasanin, ish-deputeti zbuloi se ai ka nisur bisedimet me FEDERITALY-mbajtëse dhe promovuese e markës më të madhe në botë “Made in Italy”, për të ndërtuar menjëherë pas zgjedhjeve markën territoriale të mbrojtur dhe të kontrolluar “Made in Elbasan”. Ai e quajti këtë hap një garanci “për të gjithë produktet e këtij trualli të bekuar”.

“Qershia mbi tortë”,-tha Boçi, ‘‘është që në këtë qytet ku socialistët nuk kanë lënë në këmbë as një kinema, ne do të ngremë Qytetin e Filmit”. “Rrallë një vend në botë ka kaq pranë e pranë Kalanë romake të banuar, qytetin e ndërlidhur natyrshëm me të, reliket e një industrie të rrëzuar dhe shpatullat e përflakta të metalurgjisë, lumin, liqenet, kodrat e buta, fushat dhe malin të gjitha në pak km largësi. 80 monumente kulture përfshi rrënoja antike, gjurmë të via Egnatia, ura të lashta dhe pafundësisht histori jetojnë këtu në shtëpinë e tyre. Elbasani është një shesh natyror xhirimi për çdo film të mirë”,-tha Boçi.

Qyteti i Filmit në Elbasan mund të mbështetet edhe nga një Park i madh dhe acquapark si ai në Cinecittà-Romë. Kjo favorizohet sipas ekspertëve edhe nga afërsia me Tiranën.

Turizmi Tregtar ishte një risi në projektin e prezantuar nga Luçiano Boçi, i cili lajmëroi ndërtimin e një Parku Tregtar të ngjashëm me atë në Serravale të Italisë. “Elbasani ka një traditë të jashtëzakonshme në artizanat! Në shek. 17 ky qytet kishte 900 dyqane dhe 30 shoqata zejtarësh – esnafë. Ata kanë marrë pjesë në panaire ndërkombëtare qysh në shek.14. Muzeu i Gjallë i Zejeve do ta ringjallë këtë traditë të mrekullueshme. Në mbështetje të turizmit gjithëvjetor, Panari Rajonal do të ofrojë evente që fuqizojnë sektorët e interesit të veçantë në Elbasan”.

Mes të tjerash kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë”, përmendi nevojën urgjente për ringjalljen e Kalasë dhe rikthimin e gërmimeve antike në atraksion absolut të qytetit, krijimin e një Shtëpie ndërkombëtare të përkthimit në gjurmët e traditës së Elbasanit, ndërtimin menjëherë të tureve të turizmit fetar ndërsa foli në detaje për projektin e tour-it Egnatia – duke bashkuar Durrësin dhe Ohrin në një udhëtim ekzotik krejt të veçantë.

Elbasani ka gjithçka që i duhet së ardhmes, nënvizoi Luçiano Boçi duke ftuar qytetarët që në zgjedhjet e 14 majit të votojnë për ndryshimin. Ban Ndryshimin!- është fjala magjike drejt së ardhmes.

Etiketat e lidhura

Luciano Boci
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Mentor Mataj, nga Zapodi i Kukësit drejt kinematografisë: Një ëndërr që mori jetë përmes sakrificës
Para 7 orësh

Mentor Mataj, nga Zapodi i Kukësit drejt kinematografisë: Një ëndërr që mori jetë përmes sakrificës

Egnatia i shpëton fitorja në Danimarkë, por mbetet e pamposhtur në Conference League
Para 8 orësh

Egnatia i shpëton fitorja në Danimarkë, por mbetet e pamposhtur në Conference League

Bushati: Policia është dëm kolateral
Para 9 orësh

Bushati: Policia është dëm kolateral

”PD kërkon bashkëqeverisje”, deputeti i PS-së për sherrin në Kuvend: Teatër i shëmtuar
Para 9 orësh

”PD kërkon bashkëqeverisje”, deputeti i PS-së për sherrin në Kuvend: Teatër i shëmtuar

Më të lexuarat

1 Deputetja e PS-së: Policia të mbajë përgjegjësi, skandaloze sesi janë përdorur plumbat e gomës
Para 9 orësh

Deputetja e PS-së: Policia të mbajë përgjegjësi, skandaloze sesi janë përdorur plumbat e gomës

2 Furtunë në administratë, zbulohet mesazhi i Ramës për ministrat
Para 12 orësh

Furtunë në administratë, zbulohet mesazhi i Ramës për ministrat

3 Gazetari Blendi Fevziu tallet me zv/ministren e Transporteve!
Para 13 orësh

Gazetari Blendi Fevziu tallet me zv/ministren e Transporteve!

4 Spartak Ngjela tregon veprimin që mund të krijojë pasoja të vështira për kryeministrin
Para 11 orësh

Spartak Ngjela tregon veprimin që mund të krijojë pasoja të vështira për kryeministrin

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.