Kandidati për President i FSHF: Shqipëria të refuzojë ndeshjen me Rusinë si Polonia!
Përveç bllokimeve të tjera nga BE dhe SHBA ndaj Rusisë ka ardhur edhe një propozim nga bota e futbollit.
Polonia e cila ka ndeshjen në play-off për Botërorin ndaj Rusisë ka njoftuar se nuk do të zbresin në fushë për të luajtur, çka çon automakisht në kualifikimin e Rusisë. Ndërkohë edhe Shqipërisë i ka rënë shorti të ndeshet me Rusinë në Ligën e Kombeve, por kandidati për President në FSHF, Dritan Shakohoxha ka deklaruar se në zgjidhet President nuk do ta lejojë ekipin kombëtar të luajë me Rusinë.
“Shqipëria duhet të refuzojë të luajë kundër Rusisë në ndeshjen e Ligës së Kombeve! Federata duhet të kishte reaguar në këtë moment njësoj siç kanë bërë Polonia, Zvicra, etj! Nuk është asnjëherë e bukur të refuzohet një ndeshje futbolli, por në kushte të tilla ekstreme, kur perëndimi solidarizohet për atë që po i ndodh Ukrainës, e shoh të udhës një qëndrim të tillë”, deklaroi Shakohoxha. Sport”.
Ndeshja sipas shortit do të luhet me 2 qershor në “Air Albania”.
Ndërkohë zgjedhjet për në FSHF janë me 2 mars sipas Armando Dukës, por gjykata e Tiranës ka vendosur pezullimin e tyre.
KOHA JONË SONDAZH

