Kandidaturat për president, PS shtyn mbledhjen e Komisionit të Ligjeve: Mund të kemi…
Kryetarja e komisionit të Ligjeve, Vasilika Hysi u shpreh se mbledhja është shtyrë për pasdite pasi gjatë kësaj kohe mund të ketë kandidatura për presidentin e ri.
“Shtyrja e komisionit është bërë pasi gjatë kësaj kohe mund të ketë kandidatura”, tha Vasilika Hysi.
Sipas rregullores, Komisioni i Ligjeve shqyrton të gjitha kandidaturat që dalin, sa i përket plotësimit të kritereve të kandidatëve për president.
Kuvendi mblidhet sot në orën 18:00 në seancë plenare për të zhvilluar votimin e parë për zgjedhjen e Presidentit të ri të Republikës.
Sipas Kushtetutës, në raundin e parë presidenti zgjidhet me votim me shumicë të cilësuar, me 3/5-n e të gjithë anëtarëve të Kuvendit.
Në këtë raund pritet që nga maxhoranca të mos paraqitet asnjë kandidaturë, në përpjekje të gjetjes së mirëkuptimit me opozitën për një emër konsensual.

